Andromaka Shiko më të madhe

Andromaka

Zhan Rasin LG0082

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Zhan Rasini i përket rrymës klasike, pasi temat dhe personazhet në përgjithësi i merr nga klasikët grekë dhe romakë. Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
Fletët152
ISBN9789995617315

500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Zhan Rasini i përket rrymës klasike, pasi temat dhe personazhet në përgjithësi i merr nga klasikët grekë dhe romakë. Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.

Oresti, djali i Agamemnonit vjen në Butrint, ku zhvillohen ngjarjet, për t'i kërkuar Pirros që të dorëzojë djalin e Hektorit, pasi grekët kërkojnë ta marrin atë. Pirro nuk pranon dhe i thotë: "Dh'atë që shkoi nga Troja tani e mban Epiri". Pirro është gati të presë grekët që mund të hakmerren për këtë. Ai thotë: "I pres t'gjejnë një tjetër Trojë në vendin tim".

Megjithatë Pirro bisedon me Andromakën të cilës i kërkon që të dorëzojë djalin pasi Greqia e do patjetër dhe siç thotë ai: "S'kam ndërmend lavdinë ta rrezikoj për hatër t'atyre që s'ma dinë". Pirro i ka kërkuar vazhdimisht Andromakës që të martohet me të dhe përdor edhe djalin e saj si presion për këtë martesë. Andromaka ruan kujtimin e Hektorit, por për hir të djalit, për ta shpëtuar atë nga grekët, vendos të lidhë kurorë me Pirron. Besnike deri në fund e kujtimit të të shoqit, vendit të saj dhe të rënëve në Trojë,

Andromaka kishte vendosur që, pasi t'i kishte marrë besën Pirros në altar se do t'i ruante të birin, do të vriste veten. Hermiona që bëhej xheloze për dashurinë e Pirros ndaj Andromakës, kur mori vesh që ata do të martoheshin, nxiti Orestin që të vriste Pirron.

Oresti ngurron të bëjë krim, pasi kishte respekt për Pirron, por për të arritur që të merrte Hermionën nxiti bashkëpunëtorët e tij grekë të cilët e vranë Pirron në altar. Në kohën e ceremonisë, Pirro merr kurorën dhe thotë:

"Së fundi kurorën me gaz e leht' e leht'

Mbi krye t'Andromakës e vu me dorn' e vet

E i thotë: "Ja dhe besën e ja dhe xhevahirin;

Sundoni, Andromakë, mbi mua, mbi Epirin.

Do t'jua dua djalin si t'ishte prej të mive;

Betohem para s'ëmës, përpara Perëndive!

Të gjith' armiqt' e tij do t'jen' armiqt' e mi;

E njoh për mbret t'Trojanve që sot e që tani".

 

Me vrasjen e Pirros, Andromaka mori pushtetin dhe autori me gojën e Orestit thotë:

"Në dorë t'Andromakës mbeti çdo gjë tani;

E duan mbretëreshë dhe ne na mbajnë mëri.

Po ja dhe Andromaka, ndaj Pirros aq armike,

Tani i bën nderime si gruaja besnike.

Urdhëron ta çgjakësojnë; mbi ne pra ka të ngjarë

T'kërkoj' shpagimn' e Trojës dhe gjakn e burrit parë".

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët152
ISBN9789995617315
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPashko Gjeçi