Historia e dizajnit Shiko më të madhe

Vetëm online

Historia e dizajnit

Gabriella D'Amato BOG0033

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat. Në një shtrirje gjeografike që përshkon Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, çdo ngjarje ndërton një element të disiplinës, që në tërësi, është në gjendje të karakterizojë – mbi të gjitha – shekullin që sapo lamë pas dhe të sotmen.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët580
ISBN9789928061652

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Duke iu referuar binomit klasik “res gestae” dhe “historia renum gestarum” sipas të cilit diktohen përkatësisht ngjarjet dhe historiografia, saktësojmë sesi kjo e fundit mund të aplikohet tek këto kritere: a) individualiteti ose unikja, që e konsideron ngjarjen historike si të vetme dhe të papërsëritshme, me gjithë problematikën që ndjek; b) rastësia, e cila mund të krijohet, siç ka ndodhur më përpara, nga faktorë eteronomë (ekonomikë, politikë, socialë), ose nga vepra të mëparshme të cilat pasi kanë marrë motivet e jashtme, i transferojnë në veprën pasardhëse, të modifikuar vetëm në formë; c) përzgjedhja, e cila shfaq kuptimin apo rëndësinë e treguar nga ngjarja për zgjedhjen historiografike3.

Pra, i pranojmë këto principe si binarë mbi të cilat lëviz Historia e dizajnit. Principi i individualitetit mundëson njohjen e ngjarjeve, duke marrë parasysh faktin që vetë ky kriter, siç na ka paralajmëruar në të shkuarën Lévi-Strauss, nuk varet nga veçantia e ngjarjes apo nga personaliteti i madh artistik, por mbi të gjitha nga zgjedhja e bërë nga historiku në funksion të domethënies që ai kërkon. Rrjedhimisht, individualiteti i një ngjarjeje mund të përfaqësohet nga një ngjarje e vetme, ose nga shfaqja e një personaliteti apo e një grupi; kështu do të mund t’i referohet një serie ngjarjesh dhe epokash vendosmëria e së cilës, në njëfarë kuptimi i pozicionon si faktorë të shkëputur, ose si zona historike.

Principi i rastësisë, shfaq të gjitha lidhjet, qofshin këto të largëta apo të afërme, të patjetërsueshme për formimin e ngjarjes kryesore. Principi i përzgjedhjes, në fund, është arma kryesore e historikut: ai lejon njohjen e ngjarjeve, aspekteve dhe proceseve, nxjerrjen në dritë të vlerat që e bëjnë të denjë ngjarjen për një vlerësim historiografik dhe marrjen e atyre të dhënave që do të rrezikonin humbjen e unitetit të rrëfimit. Në terma të tjerë, i jep mundësinë e daljes nga limboja e “res gestae” episodeve që ia vlejnë të ngrihen në rangun e “historia rerum gestarum”.

Një skemë logjike e bazuar mbi ngjarje, premisa dhe rrjedhoja do të pasqyronte më hollësisht këto principe, duke formuar strukturën rrëfyese të temave. Në disa raste, për arsye shfaqjeje përshkrimi i ngjarjeve mund të paraprijë atë të premisave, ndërsa në raste të tjera vetë skema do të duhej të modifikohej në funksion të ngjarjeve.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët580
ISBN9789928061652
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë