Dekada përcaktuese Shiko më të madhe

Dekada përcaktuese

Meg Jay MIN0006

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga përvoja e dhjetë viteve punë me qindra studentë dhe klientë njëzetecavjeçarë, Dr. Jay krijon shkencën më të fundit të të njëzetave, me histori tërheqëse, të panjohura, të treguara nga vetë njëzetecavjeçarët. Ajo ndan atë që psikologët, sociologët, neurologët, speci- alistët e shëndetit riprodhues, drejtorët e burimeve njerëzore dhe ekonomistët dinë mbi fuqinë unike të të njëzetave dhe se si ndryshojnë jetët tona. Rezultati është një libër ngacmues dhe ndonjëherë prekës, që tregon se si njohuria mbi të njëzetat, shpeshherë është e gabuar.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
Fletët287
ISBN978 9928 186 15 7

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kultura jonë e të menduarit "të tridhjetat janë të njëzetat e reja" na thotë se të njëzetat nuk kanë rëndësi. Disa thonë se janë adoleshencë e vonë. Të tjerë i quajnë fillimi i moshës së rritur. Por të tridhjetat nuk janë të njëzetat e reja. Në këtë libër informues, Dr. Meg Jay zbulon se sa shumë njëzetvjeçarë kanë ngecur në një vorbull propagande dhe keqinformimi, që e ka zhvlerësuar rëndësinë e periudhës më transformuese të jetëve tona si të rritur.

Nga përvoja e dhjetë viteve punë me qindra studentë dhe klientë njëzetvjeçarë, Dr. Jay krijon shkencën më të fundit të të njëzetave, me histori tërheqëse, të panjohura, të treguara nga vetë njëzetvjeçarët. Ajo ndan atë që psikologët, sociologët, neurologët, specialistët e shëndetit riprodhues, drejtorët e burimeve njerëzore dhe ekonomistët dinë mbi fuqinë unike të të njëzetave dhe se si ndryshojnë jetët tona.

Rezultati është një libër ngacmues dhe ndonjëherë prekës, që tregon se si njohuria mbi të njëzetat, shpeshherë është e gabuar:

• Përse personat që thuajse nuk i njohim dhe jo miqtë tanë më të afërt do të na i ndryshojnë për mirë të njëzetat.
• Përse bashkëjetesa mund të mos jetë mënyra më e mirë për të provuar një lidhje.
• Si truri ynë njëzetvjeçar na jep mundësinë më të mirë që të ndryshojmë cilët jemi dhe cilët do të bëhemi.
• Përse pyetjes "Kush jam unë?" mund t'i përgjigjemi më mirë jo me një krizë të zgjatur identiteti, por me një ose dy pjesë të mira të diçkaje që quhet kapital i identitetit.
• Si na bën të ndihemi më mirë dhe jo më keq hyrja në botën e punës.
• Si personalitetet tona ndryshojnë më shumë gjatë të njëzetave sesa më përpara ose më pas.
• Si zgjedhim familjen tonë dhe jo vetëm miqtë.

Me autoritet, dhembshuri dhe një sy të mprehtë për të ardhmen, "Dekada përcaktuese" na tregon përse të njëzetat kanë rëndësi. Të njëzetat janë një periudhë kur gjërat që ne bëjmë, dhe ato që nuk bëjmë, do të kenë një ndikim të madh gjatë viteve dhe madje edhe brezave të ardhshëm.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët287
ISBN978 9928 186 15 7
Titulli origjinalMinerva
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiEva Myftiu