I ri Cmim i reduktuar! Veriti Shiko më të madhe

Veriti

Colleen Hoover A-008004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Colleen Hoover vjen me një roman tjeter per lexuesin tone, pas suksesit te jashtezakonshem qe pati me librin “Mbaron me ne”. Teksa ende vazhdon ende kerkesa e larte e lexuesit per kete roman, tashme thrilleri “Veriti” ndodhet online tek Bukinist: Nje roman qe vetem Hoover di ta shkruaje aq mjeshtrisht.....

Më shumë detaje

9782 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928338273

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksesshme, Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore.

Loueni mbërrin në shtëpinë e Krofordëve e vendosur për të gjetur ndihmë në shënimet e Veritisë, që të nisë nga puna me librat. Ajo as që e ka idenë se në studion kaotike të shkrimtares së mirënjohur nuk e presin shënimet për librat, por autobiografia e saj, të cilën e kishte shkruar me idenë se nuk do ta lexonte askush. Faqe pas faqeje zbulohen rrëfime drithëruese, përfshirë një përshkrim të detajuar të natës kur jeta e familjes Kroford do të ndryshonte përgjithmonë.

Loueni vendos të mos ia dorëzojë dorëshkrimin Xheremit, por teksa ndjenjat e saj për të rriten dita-ditës, kupton se ai duhet ta lexojë se ç’ka rrëfyer e shoqja. Sado i përkushtuar të jetë ndaj gruas së sëmurë, një e vërtetë aq e kobshme me siguri që do ta çrrënjosë dashurinë e tij për të.

REVIEW

“Një libër që të rrëqeth, ashtu siç di të shkruajë vetëm Colleen Hoover. Kisha vite që prisja të lexoja një triller të tillë”.

- Tarryn Fisher, shkrimtare.

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe292
ISBN9789928338273
Titulli origjinalVerity
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMesila Kërkeshi
RomanMister&Thriller