I ri Hulumtime mbi veprën e át Gjergj Fishtës (HC) Shiko më të madhe

Hulumtime mbi veprën e át Gjergj Fishtës (HC)

Blerina Suta BO0267

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Burime të panjohura ose pjesërisht të përmendura arkivore (Sarajevë: Guča Gora, Kraljeva Sutjeska e Livno; Romë: Arkivi Historik i Urdhrit Françeskan; Arkivi i Qendrës së Studimeve për Shqipërinë pranë Açademia de Lincei), plotësojnë atë pjesë të profilit krijues të Fishtës trajtuar pak ose sipërfaqshëm prej kritikës, por (sidomos) japin mundësinë e leximit sipas këndit të privilegjuar të fakteve, të disa aspekteve të aktivitetit letrar të Fishtës, vështuar sipas erërave politike të çastit.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët138
ISBN9789928261045

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një pjesë e kërkimeve për jetën dhe veprën e Fishtës, kryer nëpër arkiva të Kroacisë, Bosnjës dhe Romës, u botuan në formë të dhënash anësore në ndihmë të botimit të veprës studimore për eposin e Gj. Fishtës (2007), dhe një pjesë tjetër u botua ndër vite, në formë artikujsh të shkurtër në periodikë divulgativë apo shkencorë.

Rimarrja në dorë e atyre materialeve me synimin për t'i paraqitur në funksion të disa aspekteve të jetës letrare të Fishtës, vjen prej bindjes se ende nuk është bërë sa duhet për të ndriçuar një nga profilet më të qëndrueshme dhe komplekse letrare të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit XX.

Konstantja ideologjike e aktivitetit letrar të Fishtës diktohet nga çështje parimore të qenësisë shqiptare, si në gjininë epike ashtu dhe në atë lirike. Qysh në fillesat e aktivitetit të tij letrar, Fishta dëshmon se nuk e lë asnjë çast pas dore nevojën e kohërave të reja për rolin prej profeti të poetit.

Një hulumtim më i drejtpërdrejtë i natyrës filologjike për fillimet e krijimtarisë së Fishtës veçse ndihmon në shqyrtimet dhe vlerësimet më objektive të prurjeve të këtij personaliteti në letrat shqipe.

Gjithashtu, i tjetërsuar nga koncepti ideologjik i poetit kombëtar ka qenë edhe vizioni i asaj pjese të kritikës që ka synuar ta rikuperojë figurën e Fishtës pas rënies së komunizmit. Një reflektim metodologjik mbi ato aspekte që e bëjnë Fishtën poeti të stilit në radhë të parë dhe pastaj poet të kombit, më shtyu të fus në këtë botim disa artikuj të botuar në revista dhe konferenca të kumtuara në përvjetorë të Fishtës.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Fletët138
ISBN9789928261045
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë