I ri Kinostudioja “Shqipëria e Vjetër” Shiko më të madhe

Kinostudioja “Shqipëria e Vjetër”

Gëzim Qëndro BO0107

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është një studim rret arkitekturës dhe formave që ka ndërtesa që projektuan rusët dhe ku u vendos “hollivudi” shqiptar që i dha jetë propagandës dhe farkëtimit komunist të shqiptarëve. Këndvështrimi dhe analizat semiotike të studiuesit dhe artistit Gëzim Qendro të këtyre shenjave të hapësirës publike janë krejt origjinale

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët256
ISBN 9789928226280

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte “mëkati” i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej “të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave.” Për çudi, kjo ndërtesë e projektuar në “Bashkimin e lavdishëm Sovjetik”, vendin simbol të revolucionit socialist, e përuruar nga vetë kreu i regjimit shqiptar dhe asokohe e konsideruar si arritje e shënuar e pesëvjeçarit të parë, të vetmin element të fjalorit simbolik socialist ka simbolin e yllit që mban shtatorja e gruas mbi pediment. Gjithçka tjetër, portiku i tempullit grek, shtyllat me kapitele korintikë, shtatoret në këndet e pedimentit, planimetria formëkryq, kubeja e pikturuar, kryqi në majë të kubesë, dy objektet liturgjike në dy anët e portës kryesore të hyrjes, medaljonet, shatërvanët me tre guaska, shtyllat mbi portën e hyrjes me simbolin e hardhisë dhe rrushit janë huazuar nga tradita shumëshekullore e ndërtimit të objekteve të kultit të feve politeiste dhe monoteiste dhe të pallateve të monarkëve europianë, dy tradita arkitekturore të lidhura me ideologji tërësisht armiqësore për marksizëm-leninizmin.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët256
ISBN 9789928226280
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë