Pak Ndryshe Shiko më të madhe

Pak Ndryshe

Astrit Lulushi BTI0053

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pak ndryshe apo më saktë mjaft më ndryshe vërtet për nga ndjesia, emocioni që të jep kur kundron këtë "buqetë" shumëngjyrëshe përsiatjesh (dhe artikuj shkencorë), që rivalizojnë njëra - tjetrën për nga thjeshtësia e natyrshmëria e "ndriçimit" të gjërave, pazakontësia e kapërcimit të trajtesave stereotip, guximi për të shkuar përtej të zakonshmes në hamendësim, një udhëtim brilant në përmasat e kohësisë shoqërore... E gjitha e mbështjellë nga një dhimbje koniciane për Shqipërizën tonë të dashur". Aleksandër Kocani

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995684709

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pak ndryshe përmbledh shkrime ndër vite të autorit Astrit Lulushi, i cili prej kohësh është i pranishëm me gjini të ndryshme të letërsisë, i vlerësuar për fjalën e tij të pjekur, kërkimin e avancuar në aspektin e mesazhit filozofik. Tashmë ky autor shqiptar është i pranishëm edhe në mjedisin e librit dhe botimeve shqipe. Ky vëllim përfshin rreth 130 ese të tematikave të ndryshme dhe është një libër i këndshëm i shkruar me objektivitetin e një të emigruari shqiptar, larg politikës dhe ndikimeve ideologjike të partive të shumta në atdhe. "Pak ndryshe" na sjell për lexim diçka me të vërtetë specifike, thellësisht të dallueme nga biblioteka e botimeve shqiptare sot. Që në fillim, citati i R. W. Emerson - it na përgatit për landën; ai tregon preferencën e autorit me ndjekë "një rrugë të ndryshme", nji qëndrim pak a shumë ikonoklast në fushën e kulturës së sotme shqiptare, atë që Robert Frost e quen "the unbeaten path". Ky asht një pozicionim që kërkon guxim intelektual. Hapi i parë "Liri pa fjalë" asht nji përbuzje për heshtjen e pajustifikueshme e thirrje për nji jetë me "ndjenja, arsye e kuptim", për mendimin e lirë me shprehje të reja. "Jepuni njerëzve mundësi e kushte dhe ata do të mendojnë ndryshe" asht nji kambëngulje për ndryshim që ngrihet sidomos kundër konformitetit mbytës të çdo fanatizmi. Ky vëllim asht një përpjekje fisnike me sjellë një kuptim në irracionalen e së kaluemes sonë, nji përpjekje me tejkalue traumën e konformitetit që sundon dhe mundësisht me projektue një perspektivë të re për breznitë e ardhshme. Sepse, asht e nevojshme për këtë brezni me njohë qoftë kufizimet e paevitueshme, qoftë kundërthanjet e brendshme që përmbajnë idetë e normat e jetës, nji qëndrim që fton pyetjet e pambarim, e rishikimet e pafund, nji orientim i qartë në "Pak ndryshe". Sami Repishti, PhD. City University of New York

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789995684709
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç