I ri Gjakmarrja ne prozen shqipe Shiko më të madhe

Gjakmarrja ne prozen shqipe

Eduard Grishaj A-008345

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në studimin monografik “Gjakmarrja në prozën shqipe” të Eduard Grishajt për herë të parë letërsia shqipe, në tërësinë e vet, jashtë kufijve kronologjikë dhe atyre politiko-shtetërorë: prej Rilindjes deri në kohën e sotme; në Shqipëri, Kosovë e në letërsinë e mërgimit, lexohet vertikalisht, në rrafshin e kodeve të leximit, përmes përbërëses etnojuridike, para së gjithash përmes kanuneve e statuteve.

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928469212

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në kreun e parë të punimit të tij, larg çdo ekzaltimi romantik, neo-romantik e kolonialist, autori parashtron vlerësime origjinale dhe në njëfarë mase edhe kundër-rrymë për karakterizimin e përgjithshëm të kanuneve, për historinë dhe burimin e origjinës së tyre; për raportin e kanuneve me statutet (më saktë, për raportet midis kanunit të maleve dhe rendit qytetar në Adriatikun e lartë); për kushtëzimet e së drejtës tradicionale gojore me kanonin biblik-ungjillor (më saktë: për kushtëzimet kanun-kanon); për pafuqinë e shtetit për të disiplinuar kanunin (më saktë, për dështimin e ligjeve të shkruara ndaj atyre të pashkruara dhe për inercinë pasvepruese anakronike të së shkuarës parashtetërore edhe në kohët moderne); duke specifikuar në fund vendin e gjakmarrjes në këtë korpus të së drejtës së pashkruar, deri tek karakterizimi i guximshëm i saj si një marrëzi, sikundër cilësohen në Statutet e Shkodrës; për të mos u mjaftuar pa përshkruar edhe rrethanat që çuan në sundimin e vonuar të kodit të vdekjes.

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe320
ISBN9789928469212
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë