Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe Shiko më të madhe

Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe

Lois P. Frankel BOG0080

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky Libra përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për tu socializuar në vendin e tyre të punës.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët322
ISBN9789928060679

800 Lekë

Share

Më tepër

Gjatë praktikës dhe eksperiencës sime kam vënë re se pjesa më e madhe e gabimeve konsiston në faktin se gratë nuk i vlerësojnë sa duhet potencialet e tyre profesionale. Ju sugjeroj të përqendroheni tek vetëvlerësimi, të cilin do ta gjeni që në kapitullin e parë. Do tju ndihmojë të rrisni vlerësimin për veten dhe të zbuloni se ku mund të angazhoheni më shumë. Pasi të keni mbaruar me vlerësimin e vetes hidhuni menjëherë tek ato sjellje specifike, me të cilat ndesheni më shpesh. Për secilin gabim, do të gjeni këshilla që mund tju shërbejnë ose për tu kundërpërgjigjur ndaj sjelljes që ju dëmton, ose për ta neutralizuar krejtësisht atë. Siç thashë edhe më sipër, këto janë këshilla konkrete për kliente dhe raste reale, por si në çdo sipërmarrje që do angazhim, edhe këtu do të keni sukses, vetëm nëse përpiqeni, kryeni me përpikëri atë që ju këshillohet dhe mbi të gjitha, të besoni tek ndryshimi.Copeza nga Kapitulli 1 Të fillosh nga e para Të gjitha sjelljet e kanë një qëllim; merrni pak minuta vetëm për të kuptuar se çfarë synimi keni ju. Përpara së gjithash, duhet të dini një nga gjërat më të rëndësishme, të besoni se gabimet që ju rrezikojnë karrierën apo potencialin tuaj profesional, nuk ndodhin se ju jeni të paaftandoshta të tjerët kërkojnë që ju të mendoni kështu për veten. Ju thjesht keni vepruar sipas mënyrës që e keni konsideruar më të mirën për tu socializuar dhe për të qenë pjesë e një mjedisi shoqëror. Në vajzëri, askush nuk na ka treguar se të veprosh ndryshe nga tradita është një zgjedhje, për këtë arsye ne se bëjmë dot. Ndonjëherë ndoshta na mungon kurajoja për të vepruar ndryshe, ndonjëherë na duket sikur gjendemi përballë alternativash të varfëra dhe nuk kemi shumë mundësi zgjedhjeje, ose në raste të tjera, rrezikojmë duke përvetësuar modele sjelljesh të grave të tjera.shpesh vajzat nuk shkëputen dot nga ato që kanë mësuar në fëmijërinë tradicionale, edhe pse shpesh e dinë mirë që kjo i lë shumë prapa. Për këtë arsye ndodh që ne femrat nuk arrijmë të shohim përtej kufinjve tradicionalë të cilët na kanë kufizuar parametrat e ndikimit tonë në fushën ku veprojmë. Kjo përbën rrezik dhe konsiderohet si kalim i caqeve të lejuara, apo si një mënyrë mashkullore e të vepruarit. Ndoshta keni dëgjuartë thuhet për një femër: sillet si burrë. Në fund të fundit duket sikur është e lehtë të jetosh sipas mënyrave të mirëpranuara në shoqëri, edhe pse ato mund të jenë jashtë jush apo temperamentit tuaj, por fiksojeni mirë se kompromisi për të jetuar një jetë të kufizuar nga të tjerët, do tju bëjë të jetoni në një jetë të mbushur me limite, që nga gjërat më të vogla e në dukje të parëndësishme. Çfarë do të thotë konkretisht të jetosh më shumë si vajzë se sa si grua? Asgjë më shumë se sa zgjedhja e femrave për të përvetësuar sjellje në përputhje me atë çka pritet prej tyre dhe jo sjellje që do ti ndihmonin për tu përmbushur apo për të rritur shkallën e perceptimit për vetëvlerësim. Kur je rritur dhe sillesh ende më shumë si vajzë se sa si grua, do të thotë që je pjekur fizikisht, por jo emocionalisht. Për momentin mund të na duket sikur na lehtëson ndërsa jetojmë në këtë botë dilemash të pafundme, por e vërteta është se nuk na lejon të ushtrojmë plotësisht kontroll në fatin e jetës sonë.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët322
ISBN9789928060679
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKozeta Kurti