Filozofia kritike e Kantit Shiko më të madhe

Filozofia kritike e Kantit

Gilles Deleuze ZEN034

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e mundshme.

Më shumë detaje

903 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789995678753

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

...Por nga ana tjetër, ne pyesim se cili është fakulteti, si burim përfytyrimesh, që siguron nënshtrimin dhe realizon interesin. Cili është fakulteti (në kuptimin e dytë) që bën ligjin në vetë fakultetin e njohjes? Përgjigjia e famshme e Kantit është se vetëm intelekti ligjëron në fakultetin e njohjes ose në interesin spekulativ të arsyes. Pra, nuk është arsyeja që kujdeset në këtë rast për interesin e vet: Arsyeja e kulluar ia lë gjithçka intelektit..." Gilles Deleuze e kthen filozofinë në një lëvizje personazhesh konceptualë. Ndaj ai vërteton se duke qenë më tepër historian filozofi se historian filozofie, ai mbëhet filozof. Spinoza, Kanti, Nietszche, Bergson, Leibniz, shihen si shifra të mendimit. Si fillim po ofrojmë Kantin, punim të rinisë së autorit. Një punim që vjen fill pas pyetjes së moshës së pjekur "Ç'është filozofia" Filozofia Kritike e Kantit është një punim që i adresohet: - çdo disipline të mendimit, shkencë, art, drejtësi; - çdo stadi të vetëvendosjes, mjafton të lexosh në vend të termit autonomi nocionin vetëvendosje dhe bindesh menjëherë se Kosova është momenti kritik që e jep veten si transhendental të Shqipërisë; - çdo forme të shkrimit (Alment Muho përkthen tekstin Ideja e ngjizjes së estetikës te Kanti, përgatit Fjalorin terminologjik kantian dhe kompozon parathënien e këtij libri). - çdo dëshire të qytetarit për të qenë student, lëndë e natyrshme e margjeve ku kombinohen virtualiteti dhe e vërteta. "Ushtrimi në historinë e filozofisë nuk është kurrë një veprim i pafajshëm, sepse shkakton një shkëmbim shtjellash kohore heterogjene, një tëhuajzim të identiteteve fikse; duhet të vendosë një element jashtësie, një kufi të lëvizshëm brenda teksteve të shqyrtuar" (Alment Muho).

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe195
ISBN9789995678753
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElvis Hoxha