Hëna e kuqe Shiko më të madhe

Hena e kuqe

Miranda Gray MO0067

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për paraardhëset tona, cikli menstrual ka qenë një burim i energjive krijuese të mrekullueshme, shpirtërore, seksuale, emocionale, mendore dhe fizike. Ishte një dhuratë që i fuqizonte gratë për të përtërirë veten çdo muaj, për të manifestuar dhe për të krijuar botën rreth tyre, thellësisht të lidhur me tokën dhe familjen e tyre, si dhe për të shprehur urtësi të thellë dhe frymëzim.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-9928-169-29-7

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Zgjo natyrën tënde femërore të mrekullueshme dhe zbulo trupin tënd dhe ritmet e tij! Çlirohu nga kushtëzimet dhe nga kufizimet sociale. Në një shoqëri, që nuk ofron as udhërrëfim, as struktura për të kuptuar ndjesitë dhe përvojat që cikli menstrual ngërthen, kjo vepër unike dhe e jashtëzakonshme zbulon instrumentet me të cilat gratë mund të ndërgjegjësohen për ciklin e tyre dhe të kuptojnë energjitë që janë të lidhura me të, duke u çliruar nga ndjenja e fajit dhe nga ndjenja e dobësisë. Falë analizës së ndjesive, sjelljeve dhe gjendjeve shpirtërore, çdo grua do të mundet të fitojë njohuri për ciklin e vet dhe për mënyrën sesi ky ndikon në jetën e saj, duke mësuar të lartësojë cilësitë dhe forcat që dallojnë çdo fazë të periudhës mujore, duke jetuar në harmoni të plotë. Në këtë vepër tërheqëse të autores Miranda Gray, mitet, simbolet dhe legjendat të prijnë në zbulimin e mësimeve antike dhe të dijeve të pavdekshme, ndërsa ushtrimet praktike dhe vizualizimet të çojnë në atë botë të brendshme, që është e pranishme te çdo grua dhe që pret thjesht të zgjohet butësisht dhe të vlerësohet.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe256
ISBN978-9928-169-29-7
V. Bot2009
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTereza Babasuli