Cmim i reduktuar! Skënderbeu dhe Papati Shiko më të madhe

Skënderbeu dhe Papati

Zef Valentini PL0043

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë nën zgjedhën e turqve. Por,

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928415127

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë nën zgjedhën e turqve. Por, tashmë prej kohësh, brenda një rrethi të vogël të atyre shqiptarëve që nuk e kishin humbur shpresën për të hequr qafe zgjedhën poshtëruese të Gjysmëhënës, u hapën fjalë për virtytet e tij luftarake të vëna në shërbim të sulltanit, e kështu kjo u duk e çmuar. Ishte e natyrshme që fama e trimërive të tij nuk do të vononte që ndaj tij të ktheheshin sytë e bashkëpatriotëve, edhe se nuk ishin shumë ndërmjet atyre që, duke e njohur nga afër, do guxonin të shpresonin se ai mund të rrëmbente shpatën kundër Turkut, pranë të cilit ishte rritur. Por ishte e mundur që Skënderbeu të ishte i prirë që t'ia kushtonte të gjithë jetën shtypësit të tokës së vet, fituesit kundër babait të vet, padronit të atij oborri i cili që fëmijë e kishte rrëmbyer nga besimi i të parëve të paharruar kurrë, e ku kishin vdekur, ose ndoshta ishin vrarë, tre vëllezërit e tij, edhe ata pengje? I dërguar nga sulltan Murati II kundër Hungarisë, që nën urdhrat e Kara-beut të luftonte kundër forcave të krishtera, hartoi dhe vuri në jetë planin shumë të guximshëm për të përfituar nga disfata e shkaktuar turqve nga trimëria e Janosh Huniadit, për t'u kthyer në atdhe dhe për të fituar kohë që të organizoheshin ushtarakisht patriotët e tij, duke u shkaktuar, disfatën e plotë turqve. Ai, pasi shtiu në dorë zotërimet e të atit dhe thirri princat e tjerë, mundi kështu të mbledhë "Lidhjen e popujve shqiptarë" dhe të fillojë luftën për jetë a vdekje kundër armikut të atdheut të tij dhe të besimit të tij. Skënderbeu mori komandën e popullit të Shqipërisë me brohoritjet e krerëve të ndryshëm dhe, duke qenë njohës i mirë i armikut, kishte shumë besim që ta mundte me të njëjtën taktikë. Kjo ndodhi në fund të vitit 1443 dhe pranverës së vitit 1444.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789928415127
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveParë
PërkthyesiIliriana Angoni