Gjuha shqipe për të huaj

Ragip Kçiku BXH0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Metodë për mësimin e shqipes pa mundim, e përgatitur nga Ragip Kçiku. Bashkë me librin gjenden edhe regjistrimet në CD të të gjitha mësimeve dhe ushtrimeve në mënyrë shumë profesionale, të cilat japin një ndihmesë të çmuar për mësimin e gjuhës. Redaktorë të librit: Prof. Dr. Rahmi Memushaj dhe Fatmir Hoxha. Kjo metodë është për nivelet fillestare dhe të ndërmjetme. Për të lexuar më shumë rreth metodës, ju lutem, lexoni tabelën e përmbajtjes dhe shikoni fotot

Më shumë detaje

35 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët824
ISBN9789928032744

3 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

PARATHENIE

Kjo është metoda më e re që u jepet të huajve për mësimin e gjuhës shqipe dhe metoda e vetme që jepet paralelisht në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.

Ky kurs është i paraparë të zhvillohet paralelisht për mësimin e leksikut dhe të gramatikës, duke pasur parasysh njëkohësisht nyjëtimin e fonemave dhe theksin e gjuhës shqipe.

Tekstet rëndom do të jenë imagjinare, por jemi munduar të përfshijmë edhe gjeografinë shqiptare përmes ndonjë udhëtimi imagjinar me qëllim që të njihet edhe historia e Shqipërisë dhe vendet turistike të saj.

Kemi përfshirë elementet themelore të gramatikës shqipe, morfologjinë dhe sintaksën.

Do të mundohemi që studentëve të huaj që e pranojnë këtë kurs, fjalën shqipe t’ua ofrojmë përmes CD-ve me video dhe me zë.

Do të mundohemi të mos lëmë moskuptime në disa fjali që mund të jenë të papërcaktuara, si në shembujt: “Një qen kafshoi një njeri”, ose “Fëmijët nuk i njohin prindërit e tyre”.

Shumë leksione do t’u shërbejnë sipas nevojës: për udhëtim, turizëm, pushim, edukim, etj.

Gjithashtu, do të keni edhe fjalorthin anglisht – shqip për nevoja të çastit. Kështu, studentë të nderuar, ju uroj sukses të plotë në përvetësimin e gjuhës shqipe.

Rakip Kçiku

 

 

GJUHA SHQIPE (Hyrje e shkurtër)

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane. Ajo nuk ka ndonjë gjuhë motër, siç kanë gjuhët sllave, gjuhët latine, anglosaksone etj.

Gjuha shqipe ka një histori të shkurtër shkrimi, edhe pse është një nga gjuhët më të vjetra evropiane.

Fjalia e parë e shkruar në gjuhën shqipe është e dokumentuar në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ajo është një urim vetëm me një fjali, “FORMULA E PAGËZIMIT” (1462), ndërsa libri i parë "MESHARI", i shkruar nga prifti katolik Gjon Buzuku, është botuar me 1555.

Kjo gjuhë ka dy dialekte kryesore: toskërishten, që flitet në jug të lumit Shkumbin e deri thellë në Greqi; dhe gegërishten, në veri të Shkumbinit, e cila përfundon në trevat sllave, në Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa në lindje kufizohet me gjuhën maqedonase.

Alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe është miratuar më 1908, në Kongresin e gjuhës shqipe të mbajtur në Manastir (Bitola), sot qytet në Maqedoni.

Gjuha standarde shqipe u themelua më 1972 në Tiranë, në marrëveshje me kuadrot shqiptarë të Kosovës, të Maqedonisë dhe me studiues të gjuhës shqipe jashtë hapësirave shqiptare.

Gjuha shqipe flitet në disa shtete.

Në Shqipëri është gjuhë e vetme zyrtare.

Në Kosovë është gjuhë e parë zyrtare.

Në Maqedoni është gjuhë e dytë zyrtare në shkallë vendi, ndërsa në lokalitetet me shumicë absolute shqiptare, si në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë, është gjuhë e parë zyrtare.

Në Greqi flitet çamërishtja, një dialekt i gjuhës shqipe, si dhe arbërishtja, një variant i vjetër i toskërishtes. Por nga shteti grek gjuha shqipe nuk është e pranuar as e lejuar të mësohet në shkolla.

Në Itali është diaspora më e vjetër shqiptare e njohur deri më tani. Kjo diasporë është e vendosur në Kalabri dhe në Sicili, ku dialekti arbëresh, që mund të quhet edhe gjuha e kohës së Arbrit, është gjuhë zyrtare në nivel lokal.

Në nivel lokal, shqipja është gjuhë zyrtare edhe në pjesën jugperëndimore të Republikës së Malit të Zi, nga Tuzi në Ulqin, gjithashtu edhe në Kosovën Lindore, në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, që përfshihen në Republikën e Serbisë.

Diasporat e tjera ku shqipja është gjuhë e folur nga disa miliona shqiptarë, janë në Republikën e Turqisë, në Republikën e Ukrainës, rreth Odesës, dhe në pjesën lindore tê Rumanisë, si në Bukuresht etj.

Të dhëna

Fletët824
ISBN9789928032744
Titulli origjinalUEGEN
RedaktoriProf. Dr. Rahmi Memushaj
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveParë