I ri Psikologjia Shiko më të madhe

Psikologjia

Charles G. Morris, Albert A. Maisto BED048

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy tekste në një të vetëm: Hyrje në psikologji dhe Të kuptojmë psikologjinë. Vështrim shkencor, i saktë dhe i hollësishëm i koncepteve themelore të psikologjisë, gjuhë tërheqëse e lehtësisht e kuptueshme për lexuesin.

Më shumë detaje

45 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Edualba Press
Fletët480

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër sjell informacion të freskët dhe trajtim të veçantë dhe koncepte themelore unifikuese që janë tipare të cilat përshkojnë fund e krye librin:

  • Psikologjia-shkencë që po evoluon me shpejtësi, dy të tretat e informacionit i përkasin dhjetëvjeçarit të fundit
  • Të menduarit dhe sjellja njerëzore janë të shumëllojshme, të ndryshueshme dhe ndikohen nga kultura
  • Studimi i psikologjisë përfshin analizën aktive, ngritjen e pikëpyetjeve dhe zgjidhjen e problemeve.

 Libri përbëhet nga 14 kapituj, në 535 faqe, si edhe fjalorth dhe treguesi i lëndës

Përgjatë librit, në çdo kapitull trajtohen pesë çështje bazë:

  • Person – Situatë: Në ç’masë ndikohet sjellja nga procese që ndodhin brenda personit, si mendimet, emocionet dhe gjenet? Në ç’masë ndikohet apo shkaktohet sjellja nga faktorë jashtë personit?
  • Natyrë – Edukim: A është njeriu produkt i prirjeve të brendshme e të lindura, apo një pasqyrim i përjetimeve dhe mjedisit në të cilin rritet e edukohet?
  • Stabilitet – Ndryshim: A janë cilësitë që zhvillojmë në fëmijëri pak a shumë të fiksuara dhe të përhershme, apo vazhdojmë të ndryshojmë në mënyra të parashikueshme (dhe të paparashikueshme) gjatë gjithë jetës?
  • Diversitet – Universalitet: Për shkak se jemi njerëz, çdo njëri prej nesh është si çdo njeri tjetër. Por në disa aspekte, ne ngjajmë vetëm me njerëz të caktuar. Dhe në disa aspekte të tjera, nuk ngjajmë me askënd. Për rrjedhojë, kudo ku ka njerëz do të ketë si ngjashmëri ashtu edhe shumëllojshmëri.
  • Mendje – Trup: Si lidhet mendja me trupin? Shumë psikologë janë të magjepsur nga lidhja midis përjetimeve dhe proceseve biologjike.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët480
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim