Dinamika e komunikimit masiv, media ne periudhen digjitale Shiko më të madhe

Dinamika e komunikimit masiv, media ne periudhen digjitale

Joseph R. Dominick UE0071

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Qëllimi kryesor i këtij botimi është të paraqesë një vështrim të detajuar dhe të përgjithshëm mbi skenën e medias bashkëkohore, çka do të përbënte një ndihmë për ata që aspironin median profesionale dhe në të njëjtën kohë do të siguronte një bazë të mirë njohurish mbi median për të gjithë ata që do të merrnin drejtime të tjera.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639099

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri: Unë mendoj se e kam parashikuar të ardhmen e mediave masive. Së pari, ne do të jemi kudo. Argëtimi dhe informacioni do të na paraqiten në ato që industria i quan platforma të shumëfishta: ekrane të mëdha (TV shtëpiakë), kompjuterët dhe ekrane të vegjël (celularë dhe PDA). Gazetat dhe revistat do të jenë në web dhe në celularë. Videot dhe audiot do të shihen në makina, në zyra, në shtëpi, në avionë dhe në pistat e vrapimit. "Gjithçka gjithkund" është fraza që aktualisht përhapet nga media. Së dyti, ne do të kemi çdo gjë nën kontroll. Videoregjistruesit digjitalë (si TiVo) dhe videot me telekomandë na lejojnë të shohim TV kur duam vetë (dhe, nëse duam, mund të kalojmë reklamat). Përpunuesit e lajmeve, sikurse Google, na lejojnë të zgjedhim një duzinë burimesh të ndryshme të lajmit. Ne mund të shesim vetë në eBay. Nuk doni të dilni jashtë shtëpisë për të parë një film? Shkarkojeni atë dhe shiheni kur të dëshironi. E treta, ne po bëhemi pjesë e tyre... E katërta, interneti do të vazhdojë të prishë gjithçka. Në të vërtetë, ky botim i ri mund të titullohej edhe "Shkatërrimi i komunikimit masiv". Gazetat dhe revistat do të vazhdojnë përpjekjen e tyre për të zbuluar modele të reja biznesi që përfshijnë web - in. Rrjetet televizive dhe kompanitë kinematografike do të përballen me konkurrencën e një grushti kanalesh që transmetojnë video. Reklama do të vazhdojë të shfaqet në internet, e po ashtu edhe shumë nga aktivitetet kushtuar marrëdhënieve publike.Më në fund, e-books mund të rimodelojë industrinë e botimit. Kjo është gjithçka që unë mendoj se është duke ndodhur.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe688
ISBN9789995639099
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBashkim Gjergji