Gurtë e kufinit Shiko më të madhe

Gurtë e kufinit

Nebi Bardhoshi UE0108

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

...Historia e marrëdhënieve sociale në tërësi dhe sidomos e asaj të pronësisë, ndryshon rrënjësisht nga ajo që paraqitet në nivelin makro, konkretisht në ligjin shtetëror dhe asaj në planin lokal. Duke iu referuar kësaj marrëdhënie Griffhits-i, e quante ideologji ligjore centraliste (sistemin shtetëror), e përfaqësuar në rastin në fjalë nga e drejta shtetërore e cila ka si karakteristikë të saj faktin se bazën e legjitimimit e kërkon jo vetëm te fakti se është produkt i procedurave të rregullta ligjore e politike, por dhe si pjesë e vullnetit të popullit, si edhe te fakti se ajo është e bazuar te sisteme që janë provuar si të drejta në vendet prej nga vijnë..."

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët312
ISBN9789995639617

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

...Sërish duhet thënë se "Njeriu i Kanunit" ka prirje për t'u orientuar drejt asaj që di më mirë dhe që i vjen në përputhje me interesat e tij, me vlerat e tij dhe me sa duket lidhur me sistemin e pronësisë duket se sistemi i preferuar është ai i së drejtës kanunore. Një situatë e ngjashme përsëritet në fund të shek. XX, kohë në të cilën kemi rënien e sistemit komunist në Shqipëri dhe intensifikimin e lëvizjeve politike në Kosovë për pavarësi. Vijimi i së drejtës kanunore dhe forca zbatuese e ligjit shtetëror përcaktojnë dinamikën e dualizmit ligjor..." "...Në luftën delegjitimuese në mes të së drejtës kanunore dhe asaj shtetërore në fillim të viteve '90 të shek. të kaluar del të ketë "fituar" e para, e ndërkohë institucionet shtetërore njohin heshtazi efektet e së drejtës kanunore, duke mos pasur fuqi që kundërvi-hen. Atë që Saltmarshe e quan ritradicionalizim, mund të themi se është një revansh i privates ndaj publikes a kolektives. E kjo dukuri duket që të jetë klasike kur kemi përballjen e një ligji zakonor me një ligji autoritar në kuptimin që e jep Pospisili. Ligji autoritar është i prirur të mos ketë sukses nëse nuk ka pas vetit dhe instrumentet e zbatimit kundër vullnetit të njerëzve. Kjo, e ndihmuar dhe nga diskursi publik ku prona shtetërore në fillim të viteve '90-të nuk paraqitet më si e duhura. Prona shtetërore, publike dhe kolektive vuajtën asocimin me sistemin komunist dhe si të tilla për një kohë të gjatë u panë, dhe vijojnë të shihen në trevën në fjalë, si sisteme që nuk duhen zbatuar...

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët312
ISBN9789995639617
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë