Cmim i reduktuar! Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global Shiko më të madhe

Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global

Artan Fuga, Zyhdi Dervishi BD0111

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër – një sprovë për të vatërzuar në kamerën e analizës sociologjike profilet kryesore të problematikës komplekse të integrimit të të rinjve adoleshentë të fshatrave shqiptare në hapësirat socialkulturore kombëtare dhe të vendeve të tjera në rrjedhën e zhvillimeve plot dilema e sfida pas vitit 1990. Cilat janë mangësitë dhe prirjet kryesore të arsimimit të brezit të ri?

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët268
ISBN9789994301850

595 Lekë

-15%

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër – një sprovë për të vatërzuar në kamerën e analizës sociologjike profilet kryesore të problematikës komplekse të integrimit të të rinjve adoleshentë të fshatrave shqiptare në hapësirat socialkulturore kombëtare dhe të vendeve të tjera në rrjedhën e zhvillimeve plot dilema e sfida pas vitit 1990. Cilat janë mangësitë dhe prirjet kryesore të arsimimit të brezit të ri?

Shkolla e mesme funksionon më shumë si "laborator" i përgatitjes profesionale apo si agjenci shoqërizimi? Pse shumica e të rinjve dhe të rejave orientohen kah shkencat shoqërore e poezia, ndërkohë që për të përvetësuar arritjet tekniko-teknologjike lipset të afrohen më shumë me shkencat natyrore? Pse vajzat nga fshati janë më të pritura se djemtë të ngjiten në "shkallët e arsimimit universitar"?

Vlerat kulturore që formësojnë vetëdijen e adoleshentëve nga fshati e lehtësojnë apo e frenojnë procesin e ndërlikuar të integrimit të tyre në qytetet shqiptare apo në shoqëritë e vendeve më të urbanizuara të Perëndimit ku emigrojnë? Çfarë stresesh përjetojnë adoleshentët që i kanë "këmbët në baltën" e fshatit, ndërsa "sytë e mendjes e të zemrës" në qytete?

Cilat janë "ilaçet" kryesore që shërojnë "sëmundjet sociale" të tilla? Këto dhe mjaft çështje të tjera rilevohen në faqet e këtij libri, të përthyera në analizat konkrete të realitetit të disa fshatrave nga më përfaqësueset të subkulturave shqiptare, të cilat janë "ekzaminuar" drejtpërdrejt nga autorët.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët268
ISBN9789994301850
Titulli origjinalDudaj
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha14-18 vjeç
StatusiI ri