Libra per shekullin e XXI

Yuval Noah Harari, Hans Rosling A-004357

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set librash konsiderohet nje “arsenal i mire dijesh” per tu perballur me sfidat e kohes tone: Libri bestseller i Hararit adreson 21 ceshtjet me kritike te kohes tone, si mjedisi, punesimi, edukimi, teknologjia, inteligjenca artificiale, ndersa libri “Forca e faktit” eshte nje “ilac i mire” per te shpetuar nga dizinformacioni dhe per ti dhene peshe faktit. Prandaj i kemi konsideruar si libra per tu lexuar per kohen tone.....

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra, permban:

1. “21 leksione per shekullin e 21” nga Yuval Noah Harari

Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, "Sapiens" dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë ccdo individi në epokën tonë

Një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të kuptuar çështjet e saj më të nxehta.

Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri?

Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme?

A janë kombet dhe fetë ende domethënëse?

Çfarë duhet t'u mësojmë fëmijëve?

"21 leksione për shekullin e 21" i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes.

Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon?

Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë?

Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit?

Pse është në krizë demokracia liberale?

Aftësia unike e Hararit për të shpjeguar nga vijmë e ku shkojmë, ka ngacmuar imagjinatën e miliona lexuesve.

Këtu ai na fton të marrim në konsideratë vlerat, kuptimin dhe angazhimin personal në një bote të tejmbushur me zhurmë dhe pasiguri. Kur rrethohemi nga informacione të pavërteta qartësia është pushtet.

Paraqitja e sfidave komplekse dhe bashkëkohore në mënyrë të qartë e të kuptueshme, e bën "21 leksione për shekullin e 21" një libër thelbësor për t'u lexuar.

2. “Forca e faktit” nga Hans Rosling

Një nga bestseller-at absolut botëror të momentit: Ka veç një qëllim në vetvete ky libër: të na bëjë ta shohim botën siç është, përmes fakteve. Në këtë libër jepen dhjetë arsye pse perceptimi ynë për botën është i gabuar dhe se gjendja është më e mirë nga sa duket. Ish-presidenti amerikan Obama thotë: Duke na hapur sytë para fakteve dhe duke na mbrojtur nga shumë paragjykime të trashëguara, ky libër na ngjall shpresën në zotësinë e njerëzimit për të ecur përpara”

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
V. Bot2019
VendodhjaTirane/Prishtine
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë