I ri Cmim i reduktuar! Sekretet e Napolon Hill per tu bere i pasur Shiko më të madhe

Sekretet e Napolon Hill per tu bere i pasur

Napoleon Hill A-004373

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Napoleon Hill eshte nje prej motivuesve dhe keshilluesve me te shquar te shekullit te XX, ndikimi i te cilit eshte i fuqishem edhe sot. Nese do te pranoni mentor Napoleon Hill, jeta juaj do te jete me e thjeshte dhe rruga drejt sukseseve do te afrohet. Prandaj kemi perzgjedhur keto dy libra si pjese te nje seti.

Më shumë detaje

897 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA

1 600 Lekë

-20%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

1. “Mendo dhe pasurohu” nga Napoleon Hill

Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.

“Në secilin kapitull të këtij libri është përmendur fshehtësia e krijimit të fitimeve financiare, e cila iu ka dhënë pasuri mbi pesëqind njerëzve jashtëzakonisht të begatshëm, të cilët i kam analizuar me vëmendje gjatë një periudhe të gjatë me vite.” – Napoleon Hill

Botimi që keni në duar dallon nga botimet e mëparshme për faktin se është i plotësuar me shembujt e disa prej njerëzve më të suksesshëm të epokës sonë, të cilët e njohin dhe e përdorin sekretin që Napoleon Hill e kishte gjetur te emra si Thomas Edison, Henry Ford, Theodore Roosevelt, John D. Rockefeller, Mahathma Gandhi etj. Në këtë botim ndërkaq janë dhënë edhe shembujt e Bill Gates, Steven Spielberg, Arnold Schwarzenegger, Martin Luther King, Michael Jordan, Howard Schultz, Ray Kroc, Mary Kay Ash, Sir John Templeton, Herb Kelleher, Fred Smith, Bruce Lee e shumë emra të tjerë...

2. “Kryecelesi i pasurive” nga Napoleon Hill

Ky botim vjen i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI. “Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.”

Kështu nisi amaneti dhe testamenti i njërit nga njerëzit më të pasur që e ka prodhuar ndonjëherë populli më i pasur në tokë, dhe tani ai shërben si fillimi i prologut të një storjeje që mund ta shenjojë fare mirë pikën kthyese më të rëndësishme në jetët e të gjithë atyre që e lexojnë. Kjo storje nisi së pari në vjeshtën e vonë të 1908-ës, kur Andrew Carnegie e thirri në ndihmë një njeri të cilit i besonte, dhe integritetin e gjykimin e të cilit e respektonte, dhe ia besoi atij atë që z. Carnegie thoshte se ishte “pjesa më e madhe” e pasurisë së tij gjigante, me ujdinë që trashëgimia do t’i prezantohej popullit amerikan.

Sot, rreth 100 vite më vonë, storja e tij është shkruar për t’ju njoftuar për të drejtën tuaj të merrni hise në këtë pronë gjigante, dhe për t’ju informuar për kushtet nën të cilat mund ta bëni këtë.

Në rast se e bëni gjënë përsosmërisht natyrale që do ta bënin shumë njerëz — atë të arritjes së konkluzionit të rremë se kushtet nën të cilat mund të merrni hise në këtë pronë gjigante janë tepër të ashpra për t’i plotësuar — le t’jua qetësojmë mendjen duke thënë se kushtet janë krejtësisht të arritshme nga çdo i rritur me inteligjencë mesatare, dhe nuk ka truqe a shpresa të rreme, as në lidhje me kushtet e as në këtë premtim.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2019
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë