Cmim i reduktuar! Tregime magjike 1 Shiko më të madhe

Tregime magjike 1

SET0035

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set i ideuar me disa seri, është konceptuar për të gjithë ata që janë të pasionuar pas tregimit dhe duan të lexojnë mjeshtrat e “short story”-t të ditëve tona. Prandaj, ju propozojmë dy prej magjistarëve të rrëfimit, Carlos Fuentes dhe Haruki Murakami. 

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra, përmban

1. Elefanti zhduket nga Haruki Murakami

“Elefanti zhduket” është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Si një mjeshtër i adhuruar për ndërtimin e personazheve aq të besueshëm, ai na dizenjon profile të çuditshëm dhe mahnitës karakteresh, të cilët, përmes grimcave të jetës së tyre të përditshme, duken sa të ngjashëm mes vedi, aq edhe bartës të unit të tyre dallues.

Fuqia e tij narrative, u jep mundësinë këtyre personazheve të vetërrëfehen për familjen, karrierën, dashurinë, vdekjen, miqësitë, të njohurit e të huajt që janë pjesë e jetës së tyre, duke bartur në rrëfim edhe filozofinë e tyre personale, e që ashtu bashkë, i japin lexuesit një ngrehinë mahnitëse të populluar nga qenie reale dhe surreale, siç vetëm Murakami di të na i dhurojë.

2. Tregime të natyrshme dhe të mbinatyrshme nga Carlos Fuentes

"Çdonjëri prej librave të tij është një orvatje për përgjigje, por pyetja rilind vazhdimisht pas çdo përgjigjeje. Qoftë edhe ta çoje nëpër mend ta përkufizoje do të ishte fodullëk... Unë thjesht do të spikas një nga karakteristikat e tij, e cila për mua është thelbësorja: pyetja e Fuentes-it, më shumë sesa për enigmën e pranisë së njeriut mbi Tokë, bën fjalë për natyrën dhe kuptimin, po aq enigmatik, të marrëdhënieve mes njerëzve."

Të dhëna

PërkthyesiIvana Dervishi, Bajram Karabolli