I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë - poezitë e 2017-ës Shiko më të madhe

Pako librash dhuratë - poezitë e 2017-ës

Grup autorësh SET0025

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dashuria dhe poezia janë binjake të përjetshme të shpirtit njerëzor. Prandaj në këtë set rekomandojmë tre vëllime me poezi për dashurinë: Një përmbledhje me poezi ku Genci Muçollari ka përzgjedhur dhe përkthyer ajkën e poezisë botërore me bazament të fort shpirtëror, një vëllim me poezi dashurie nga Preç Zogaj dhe vëllimin më të fundit të Entela Tabakut, një poete e vlerësuar shumë nga kritika.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Dashuria, hyjnorja, krijimi”. Antologji poetike. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Poezitë janë shkruajtur nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, Poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta.

Jeta, sepse çdo gjë që mbushet me jetë është e shenjtë, siç thoshte Blake.

Joga, si burimi kryesor i çdo praktike të mëtejshme, dhe poezia, vijnë së bashku për të frymëzuar të tjerët në udhëtimet e tyre krijuese, thellë në zemër të vetes, dhe të kthehen në botë për ta risjellë sipas mënyrës së tyre.

2. “In Love” nga Preç Zogaj. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Preç Zogaj hyri në poezi si një temperament krijues i maturuar nga leximet, duke sjellë një emancipim të përftuar përmes ekspozimit të vetes ndaj poezisë moderne botërore e cila atëherë kërkohej në terr, duke luajtur çdo gur.

Përmbledhja In Love është dëshmi e kësaj arritjeje të madhe letrare, një landmark në letrat shqipe.

3. “Poemat e hueja” nga Entela Tabaku Sörman. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

I gjithë vëllimi është një poemë, e cila ka në arkitekturën e vet poetike shumë poema. Çdonjëra mbledh nën strehën e saj poezi të lidhura dorë për dore, prej një ndjesie, ngjyre, tingulli, sendi, sekreti a përplot arsyeve të tjera që të këndellin, të mbajnë afër e të udhëtojnë në një botë poetike që pa dyshim bëhet edhe e jotja.

Imazhi i saj poetik ka ravijëzime të ngrohta malli. Një vizitë te një mike ndoshta, te një njeri i dashur, te motra ndoshta. Me mjete të thjeshta, me fjalë të përditshme që fitojnë një tjetër kumt, poezitë e Tabakut të ngjallin ndjesi motesh të shkuara.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë