I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë – Thriller 2017 Shiko më të madhe

Pako librash dhuratë – Thriller 2017

Grup autorësh SET0023

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Endje brilante rrëfimesh misteri, plot ankth. Margaret Atwood, Salman Ruzhdi dhe Mary Cubica janë magjistarët e thrillerit. Nëse jeni i çmendur pas këtij zhanri, këto tre romane duhet të jenë me patjetër në bibliotekën tuaj.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 230 Lekë

-15%

3 800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Vrasësi i verbër” nga Margaret Atwood. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Fitues i Man Booker Prize në vitin 2000, “Vrasësi i verbër” është historia e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe sekreteve të tyre.

Romani fillon me vdekjen e mistershme, ndoshta vetëvrasjen, e një gruaje të re, Laura Çejs, në vitin 1945. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen misterioze të saj, fëmijërinë dhe dramat e njëpasnjëshme që kanë populluar historinë e familjes së tyre të pasur e të veçantë.

Të gërshetuara me këto kujtime, të cilat Irisi vendos t'i shkruajë, gjenden kapitujt e romanit të Laurës, “Vrasësi i verbër”, i cili u botua pas vdekjes së saj dhe, njëherësh skandalizoi botën, por e bëri edhe atë të famshme.

Në këtë roman, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri-tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.

I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve, intrigës dhe tradhtisë.

2. “Klouni Shalimar” nga Salman Rushdie. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme, e vetëquajtur Klouni Shalimar.

Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuale, dhe ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës.

Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni. Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës - dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë.

Duke qenë historia e një dashurie të thellë, të prishur në mënyrë fatale, të shkatërruar nga një lidhje e sipërfaqshme, ajo është një rrëfenjë epike që zhvendoset nga Kalifornia në Francë, Angli dhe, mbi të gjitha, në Kashmir: një parajsë e shkretuar, jo aq e humbur se sa e shkërmoqur.

3. “Vajza e mirë” nga Mary Cubica. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj, me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.

Në fillim, Kolin Theçëri duket një zgjedhje perfekte për një natë aventure. Por, kur mbërrin në shtëpinë e tij, Mia kupton se ka bërë një gabim të madh.

Kur Kolini vendosi ta mbajë fshehur Mian në një kabinë të humbur në një zonë rurale të Minesotës në vend që ta çonte te punëdhënësit e tij, nëna e Mias, Eva, dhe detektivi Gejb Hofman nuk do të ndalen para asgjëje derisa ta gjejnë.

Por, askush prej tyre nuk do të kishte imagjinuar trazimin emocional që në fund do të shkatërronin botën e kësaj familjeje.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller