I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë – Romane rinore 2017 Shiko më të madhe

Pako librash dhuratë – Romane rinore 2017

Grup autorësh SET0022

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është seti i përshatshëm për dhuratë për miqtë tuaj në moshën e adoleshencës; Janë dy autorë të huaj, James Dashner dhe Soe Sugg që kanë fituar zemrat e miliona të rinjëve, dhe një libër i tretë është “Anabela” i Adela Çaushllarit, i cili ka qenë nga librat më të pëlqyer gjatë muajve të fundit

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Vajza online provon solon” nga Soe Sugg. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Kësaj radhe Penny teksa fillon vitin e ri shkollor përballet e vetmuar me botën. Noa ka shkëputur të gjitha lidhjet pas përfundimit të turit botëror dhe askush, përfshirë edhe Penny-n nuk e di se ku ndodhet. Por kur ajo pranon ftesën e Megan për të bërë një vizitë në shkollën e artit, atje shfaqet një mundësi për të bërë disa shokë të rinj. Ndihma për të tjerët duhet të jetë zgjidhja e duhur. – Eliot ka nevojë më shumë se asgjë tjetër për miqësisë e saj dhe ajo takon Poseyn që të mund ta ndihmojë realisht që të përballet me frikën e skenës. Por, a është djali i çmendur skocez plot sharm zgjidhja e duhur? Dhe a mund të lëvizë realisht Penny kur shfaqet realisht hija e Noas që duket se e ndjek atë kudo ku shkon?

2. “Kura e vdekjes” nga James Dashner. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Uiked ka marrë gjithçka nga Thomas: jetën e tij, kujtimetj, dhe tani mikun e tij të vetëm - Gladers. Por përfundimisht ka mbaruar. Gjykimet janë të plota, pas një provimi përfundimtar. A do të mbijetojë dikush?

Ajo se çfarë nuk e di Uiked është se Thomas kujton shumë më tepër se sa mendojnë. Dhe është e mjaftueshme për të provuar se ai nuk mund të besojë një fjalë për atë që thonë ata. E vërteta do të jetë e tmerrshme.

Thomas e rrahu Mazein. Ai mbijetoi nga Scorch. Ai do të rrezikojë çdo gjë për të shpëtuar shokët e tij. Por e vërteta mund të jetë ajo që mbyll gjithçka. Koha për gënjeshtra ka mbaruar.

3. “Anabela” nga Adela Çaushllari. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Steisi Brem Hills, një aktore e suksesshme në Hollyëood dhe nënë e pesë vajzave, i duhet të shkëputet prej karrierës së saj për shkak të xhelozisë së të shoqit. Papritur, një natë ai e largon prej shtëpisë për të mos e kthyer më aty.

Çifti Brem Hills zhduket pa lënë asnjë gjurmë. Nga ai moment në qendër të këtij rrëfimi vendoset Anabela. Vajza e vogël e familjes shkon të jetojë me gjyshen Loris, në fermën e saj në Hadson të Nju Jorkut.

Gjyshja do të jetë gjithnjë ngushëllim për të. Anabelës do i duhet të përballet me shumë vështirësi - ajo ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e nënës së saj, të cilën e ka idhull. Dashuria dhe drama me të cilën vajza përcjell çdo hap të jetës duke u ndier jetime e bën atë një personazh unik. Pasi mbaron studimet për kinematografi dhe teatër ajo arrin të ngjisë pak e nga pak shkallët e suksesit, e nga ana tjetër të humbasë një e nga një njerëzit e dashur të jetës së saj.

Në dilemën për të jetuar apo jo, vajza e re bën një përpjekje të fundit në karrierë. Pikërisht atëherë kur nuk e priste i rikthehet motra e zhdukur, Aisi. Edhe Aisi, një grua e famshme e hekurt, përbën në vetvete një personazh të ndërlikuar i cili ekziston edhe në jetën reale.

Edhe si Anabela ka shumë, si Mia, Loris, Adami, Misheli, Steisi. Nëse do të rilexohej romani me kujdes do të shikonim se sa shumë gjejmë nga vetja jonë tek secili personazh.

Romani është konceptuar të sillet në dy ose më shumë vëllime. Historia ngelet pezull dhe ne pyesim; Ku është Steisi? Po me Krisin çdo bëhet? Po Misheli? Po Anabelës, a do t’i kthehet dëshira për të jetuar?

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë