Vetëm online
Grup autorësh SET0020
Libër i ri
Viti 2017 e pasuroi letërsinë e ardhur në shqip me nobelistë të shquar. Prandaj edhe në këtë set librash kemi përzgjedhur katër prej emrave më të spikatur të letërsisë botërore: Gabriel Garcia Marquez, Mario Vargas Llosa, Faulkner dhe Grass. Këto libra janë magji në bibliotekën e çdo lexuesi.
SETI PËRMBAN KËTO LIBRA
1. “Gjenerali në labirintin e tij” nga Gabriel Garcia Marquez. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit, melankolik, përgjatë lumit Magdalena, e përgjatë brigjeve të tij, duke vizituar sërish qytetet, duke ripërjetuar triumfet, pasionet dhe tradhtitë ne jetën e tij.
2. “Pesë qoshet” nga Mario Vargas Llosa. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.
Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimi i tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij. I vendosur të mos bjerë në kurthin e këtij kërcënimi, ai refuzon të bashkëpunojë me gazetarin gjobëvënës dhe një ditë i gjen të botuara fotot e tij përçude. Por, pas këtij akti tronditës, do të jetë vetë gazetari viktima e gjithë këtij trazimi publik. Paralelisht me këtë linjë të romanit, dy mikesha, Marisa dhe Çapela, zonjat e dy miqve të ngushtë, biznesmenit dhe avokatit të tij, të cilët po përpiqen të dalin nga baltosja publike, nisin një marëdhënie lesbike dashurore, në fundin e së cilës do të bëhet pjesë si i tretë edhe vetë biznesmeni ynë. Mario Vargas Llosa na fut në atmosferën e Limës gjatë kohës së regjimit autoritar të presidentit Alberto Fuxhimori, me të cilin edhe ai vetë u përball në zgjedhjet për president në vitin 1990, dhe humbi, si edhe të aktivitetit korruptiv, kriminal, shantazhues të shtetit që Fuxhimori ngriti.
3. “Dritë e gushtit nga William Faulkner. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.
Kur Uiljam Folkneri (1897-1962) nisi të shkruajë romanin “Dritë e gushtit,” në vitin 1931, romanin e tij të shtatë dhe një prej romaneve më të rëndësishme të shekullit të njëzetë, ai ishte tanimë shkrimtar i shquar. Folkneri ishte një shkrimtar që kishte gjetur zërin e vet jo vetëm si autor i romaneve “Flamuj në pluhur”, “Bujë dhe tërbim”, “Në shtratin e vdekjes” dhe “Faltorja”, tre romanet e fundit përgjithësisht të pranuara ndër veprat e tij më të rëndësishme, por ngase zotëronte mjeshtërinë e të shkruarit aq sa për të zënë një vend të lavdërueshëm ne letrat amerikane.
“Dritë e gushtit” (1932) mishëron jo vetëm mjeshtërinë e shkrimtarit të sprovuar por edhe zotësinë e romancierit që kërkon shtigje të reja në artin e romanit. Pas risive strukturore të romaneve “Bujë dhe tërbim” dhe “Në shtratin e vdekjes” si dhe përshkrimeve gotike të zvetënimit në botën e romanit “Faltorja”, Folkneri pasqyron në këtë roman, një interes të posaçëm për Misisipin e Veriut, në mbretërinë e tij imagjinare të Joknapatafës. Duke iu kthyer një forme pak më tradicionale të kompozimit të subjektit, ai i kushtoi më shumë vëmendje thelbit të rrëfimit në vetvete bashkë me personazhet që popullojnë një kontekst të mirëpërcaktuar gjeografik, historik dhe kohor.
Romani ka një galeri personazhesh dhe skenash të gdhendura mjeshtërisht që përsillen rreth njëra tjetrës dhe së fundi bëhen njësh në një qendër të padepërtueshme, personazhi i Krishtlindit. Po aq larg nesh dhe autorit që e ka krijuar sa është nga shoqëria përreth tij, Krishtlindi ka diçka nuk e rrëfen deri në fund për veten, disa pamje në skutat e qenies të cilat ne ndjejmë se kemi nevojë t’i kuptojmë. Po kaq e dukshme sa largësia është fakti se ai personifikon çdo personazh dhe lëvizje në libër.
4. “Me hapin e gaforres” nga Günther Grass. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.
Një prej kryeveprave të nobelistit Gunter Grass. Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e 'fajit gjerman', që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Romani ka në qendër mbytjen në detin Baltik nga një nëndetëse sovjetike, në janar të vitit 1945, të anijes 'Ëilhelm Gustloff', me 9000 refugjatë gjermanë, kryesisht gra dhe fëmijë. Bëhet fjalë për katastrofën më të madhe të historisë detare, ku humbën katër herë më shumë jetë njerëzore se sa në rastin e Titanikut, e që megjithatë, për shumë dekada me radhë askush s'e përmendte. Por ndonëse i frymëzuar nga një ngjarje e ndodhur realisht, romani 'Me hapin e gaforres', si gjithë vepra e G. Grassit, ka një strukturë mjaft më komplekse, ku faktet përzihen me fiksionin dhe vetë gazetari që na rrëfen historinë, bashkë me familjen e tij, s'janë veçse personazhe të Gjermanisë së viteve 2000.
Lloji i botimit | Paper back |
V. Bot | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Veper e autorit malazez Mark Milani (1833 - 1901) i cili ka pershkruar karakterin dhe zakonet e jetes se malesoreve shqiptare ne fundin e shekullit XIX. Edhe pse ai ka luftuar kunder malesoreve shqiptare, ai perseri eshte realist ne pershkrimet e tij.
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Me njohuritë bazë për lexuesit e vegjël dhe me më shumë se 700 fotografi dhe ilustrime, "Enciklopedia ime e parë" është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël. Ky libër i mrekullueshëm mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin e ulët shkollor.
Është burim themelor për mendjen kureshtare të lexuesve të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Enciklopedia e parë e lidhur me Internetin. Me fakte mahnitëse, me lojëra e veprimtari pa fund dhe me mbi 2.000 ilustrime të mrekullueshme.
Ku? Kur? Çfarë? Pse? Shfletoni "Enciklopedia e re për fëmijë" dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta: - Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla, janë riprodhuar me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse në këtë libër.
Një libër i shkëlqyer praktik dhe pedagogjik për të rritur dijet dhe fantazinë e fëmijës tuaj. Gjithçka rreth hapësirës, tokës, botës së gjallë, njeriut dhe shkencës: Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Zbuloni të fshehtat e shkencës me 101 eksperimente zbavitëse që mund t'i realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Hyni në një botë magjike, ku do të mësoni duke u argëtuar.
Mësoni gjithçka për trupin e njerit nga koka te këmbët. Fakte, pyetësorë, veprimtari të ndryshme ju mësojnë, ju argëtojnë, ju nxisin kureshtjen dhe ju zgjerojnë njohuritë.
Të ndash faktin nga trillimi, të shembësh mitin dhe të provosh të vërtetën: gjithçka përmes një përmbledhjeje enciklopedike ku zbulohen të vërtetat.
Një libër që do t'ju mahnisë me njohuritë, faktet, ilustrimet dhe mënyrën si është konceptuar. Një enciklopedi fantastike, e cila ka bërë për vete të gjithë ata që kanë pasur mundësinë ta shfletojnë.
“Bazat e Programimit Kompjuterik” përmban gjithçka që I nevojitet një programuesi fillestar. Grafikat e ngjyrosura ndërthuren me udhëzimet hap pas hapi, për ta bërë artin e kodimit të qartë, të kuptueshëm dhe të këndshëm edhe për fillestarët. Ky udhëzues I mrekullueshëm do t’ju tregojë se si të ndërtoni lojëra dhe animacione duke përdorur dy gjuhë...
Enciklopedia e parë për dinozaurët e botuar në shqip. Përmban ilustrime, fakte mahnitëse, lojëra dhe veprimtari pa fund dhe çdo faqe është e lidhur me internetin.
Këtu do të mësoni çdo gjë rreth kafshëve. Përmban ilustrime, informacione, pyetje, përgjigje dhe për më tepër çdo faqe është e lidhur me internetin.
Fakte, kërshëri, statistika, rekorde. Ky libër do t'ju tregojë si të zbarkoni në një kometë, si të shëtisni në hapësirë dhe si të zbuloni mrekullitë e botës sonë. Gjithashtu do të mësoni: Pse vendosen teleskopët në hapësirë? A e kanë vizituar? Kur u formuan oqeanet dhe kontinentet?Tokën jashtëtokësorët? Cili është organi më i madh i trupit të njeriut?
La Fonteni i ka fabulat fantastike, por kur botimi është në një cilësi të lartë, fëmijët i shijojnë më shumë dhe e mbajnë më gjatë librin në duar. Nëse do që djali/vajza juaj ta shijojë zgjuarsinë, ironinë, sarkazmën dhe mjeshtrinë e vargut të fabulistit më të madh të të gjitha kohërave, zgjidhja më e mirë është “Fabulat më të bukura”, një botim special i...
Lexojuani princërve dhe princeshave tuaja para se të nisen për ndonjë udhëtim në vendet e ëndrrave përrallore.
Histori me zana e princesha, me aventura fantastike dhe vende magjike.
Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana. Njëra zanë të dërgon shumë të puthura, një tjetër të pëshpërit fjalë të ëmbla, një e tretë t'i përmbush të gjitha dëshirat. Kalo bashkë me to çaste të mrekullueshme.
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Qeshni dhe argëtohuni me kafshët që do të takoni. Njihuni me personazhe të çuditshme që do ju shoqërojnë gjatë leximit dhe imagjinatës suaj.
Në 5 libra të mrekullueshëm do të mësoni historitë fantastike të princeshave, të sirenave, të zanave dhe të këcimtareve më të njohura në botë.
Princesha e vërtetë je ti! Thellë brenda çdonjërës prej jush fle një princeshë, e cila pret çastin të dalë e të shfaqet në dritën e diellit, falë ndihmës së këtij libri, ëndrra juaj do të marrë jetë! Shfletojeni dhe do të mësoni se si të visheni si një hyjneshë, të vallëzoni bukur dhe të bëni biseda të këndshme. Zbuloni si të silleni si ZONJUSHË e...
Bëhuni pjesë e argëtimeve të kafshëve të fermës. Me 18 meloditë e mahnitshme që përmban ky libër, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Me 18 meloditë e mahnitshme, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Vogëlushët njihen me botën që i rrethon: - Me kafshët, frutat, numrat, format, lodrat dhe konceptet e para.
Dy përralla me dritare që u zhvillojnë vogëlushëve aftësinë vëzhguese.
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!