I ri Cmim i reduktuar! Katër majat romanore të Ismail Kadaresë – set 4 libra Shiko më të madhe

Katër majat romanore të Ismail Kadaresë – set 4 libra

Ismail Kadare BO0163

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set është për të gjithë lexuesit që duan të prekin vetëm disa prej majave të tij në prozë; Katër romanet janë përzgjedhur sipas shijes tonë, por njëherësh edhe sipas vlerësimeve që ka bërë kritika apo suksesit që kanë pasur veprat në komunikimin me lexuesit për disa dekada. Këtu më mirë se askund tjetër, shihet magjia e rrëfimit kadarean

Më shumë detaje

28 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

2 790 Lekë

-10%

3 100 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky set përmban këto libra:

1. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës

2. “Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

3. “Ura me tri harqe” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë

4. “Dimri i vetmisë së madhe” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU.

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shoqërisë gjatë periudhës totalitare, tepër e ngjashme me problemet tona. Kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia rrafshuese e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, siç është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim