I ri Cmim i reduktuar! Xhanfise Keko: Sipas saj dhe 33 aktorëve të vegjël Shiko më të madhe

Xhanfise Keko: Sipas saj dhe 33 aktorëve të vegjël - Set 2 libra

Xhanfise Keko KEK0003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një set me dy libra: ku në njërin janë kujtimet “Ditët e jetës sime” të shkruara nga regjisorja e madhe shqiptare dhe në botimin tjetër “Teta Xhano”, ku të gjithë aktorët e vegjël që kanë luajtur në filma e saj, rrëfejnë për punën dhe momentet e xhrimit të filmave ndër vite

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky set ka dy libra:

1. “Ditët e jetës time”. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU:

Këtë libër Xhanfise Keko ia kushton të gjithë aktorëve të vegjël që kanë interpretuar në filmat e saj. Libri me kujtime “Ditët e jetës sime” e pa dritën e botimit pasi Teto Xhano u nda nga jeta. Dëshmitë e saj u shkruan si një dëshirë për të rrëfyer gjithçka sinqerisht.

Djali i saj, gazetari Ilir Keko, kujton momentet e fundit të shkrimit të këtij libri: “Më mirë botoi kujtimet kaq sa kam shkruar e kështu si i kam shkruar se, po vazhdova t’i mbaj akoma nëpër duar e të bëj plotësime, nuk do t’i botoj kurrë ato....”

2. “Teta Xhano”. Vetëm këtë libër mund ta porositni te linku KËTU:

Teta Xhano nuk flet më, por tashmë flasin ata që u rritën dhe provuan talentin e tyre në botën e kinemasë. Kujtimet e tyre janë të ndjera, të gjalla dhe të paharruara në mendjen dhe zemrën e secilit prej tyre. Në parathënien që ka shkruar tek ky botim Natasha Lako, thotë: “Por, është e nevojshme të them Xhano, se ishte kjo dashuri prej nëne dhe koshienca prej gruaje e qytetareje, që i dha shoqërisë shqiptare një emancipim dhe frymëzim të paparë, jo vetëm për zotësinë e gruas, por edhe për shpalosjen e plotë të koshiencës njerëzore, ku fëmijët bëhen pjesë e gjallë plot dinjitet dhe e pashtershme e kësaj bote, madje, mësuesit tanë, si i bëre ti shpesh në filmat e tu.

T’i them e dashur Xhano të gjitha këto, që t’i nuk doje t’i dëgjoje gjatë gjithë jetës sate të thjeshtë dhe të përditshme, pikërisht në këtë çast, kur po fillon ky film i përjetësisë, ku shpirti yt fillon të lërojë në jetën e secilit dhe të gjithë shqiptarëve, kur ti po lë në trupin e brengosur të përparimit dhe të zhvillimit shoqëror, gjurmët e tua të përjetshme, si një prej themelueseve të para të kinematografisë shqiptare.

Botimi është shoqëruar me një letër dashurie Nëna Xhanos në parajsë nga mbesa e saj, Denisa Keko dhe një shënim nga djali, Ilir Keko.

Botimi është përgatitur nga Ilir Keko dhe Teuta Keçi dhe ka profile të detajuara për secilin prej aktorëve të vegjël, filmat që kanë luajtur, personazhet, dhe kujtimet që sjellin vetë ata nga koha që kanë punuar me regjisoren e madhe.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
RedaktoriFilip Rrumbullaku
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë