I ri Cmim i reduktuar! Biografitë e verës 2017, set 2 libra Shiko më të madhe

Biografitë e vitit 2017, set 2 libra

Ashlee Vance, Malala Yousafzai, Christina Lamb BZ0043

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këto dy libra janë bestseller-a botëror të dy viteve të fundit në Amazon, The New York Times, etj., të cilat edhe lexuesi shqiptar ka fatin ti ketë tashmë edhe në shqip. Elon Musk dhe Malala Yousafzai janë dy personazhe që magjepsin botën e ditëve tona: Musk në teknologji, duke drejtuar SpaceX dhe Tesla dhe tjetri në edukim, duke sfiduar talebanët në misionin për arsimin e grave pakistaneze.

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

1. “Elon Musk” nga Ashlee Vance. Vetëm këtë libër mund ta porositësh direkt këtu:

Ky libër është bestseller nr. 1 i New York Times në fushën e biznesit, libri numër 1 i botimeve të investimeve më të mirë të Wall Stree Journal, NPR, Audible dhe botimi më i shitur në vitin 2015 në Amazon, platforma më e madhe në botë e librit online. Kur të lexoni historinë e bosit të SpaceX dhe Tesla, çdo lexuesi do t’i velen krahasimet me Stive Jobs. Fjalë të tjera janë të tepërta....

"Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk-ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri”, - thotë Brad Stone, autor i bestsellerit: The Everythfig Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon

2. Unë jam Malala nga Malala Yousafzai me Christina Lamb. Vetëm këtë libër mund ta porositësh direkt këtu:

Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët. Uashington Post thotë për këtë libër: “Gozhdues... është e vështirë të imagjinosh një kronikë lufte më prekëse, përveç ndoshta ditarit të Ana Frankut”. Autobiografia e fitueses më të re të Çmimit Nobel për Paqe dhe e vlerësuar në të gjithë botën, Malala Jusafzai i plagos rëndë në kokë nga talebanët, pas fushatave për zhvillimin e arsimit dhe të drejtat e gruas për arsim, por shpëtoi duke u kthyer në një prej luftëtareve të të drejtave të grave në Pakistan dhe gjithë botën

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
V. Bot2017
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVladimir Banushi, Lira Sejdini