I ri Cmim i reduktuar! Libra në çdo hap të biznesit tuaj, - set 4 libra Shiko më të madhe

Vetëm online

Libra ne cdo hap te biznesit tuaj, - set 4 libra

Grup autorësh UP0115

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri është këshilltari më i mirë i çdo njeriu, e sigurisht edhe i secilit sipërmarrës. Edhe ky set me katër libra vjen në ndihmë të çdo biznesmeni, për të zgjidhur shumë dilema në fazat e ndryshme të sipërmarrjes dhe në sektorët kyç të zhvillimit të tij. Këto katër libra kanë fokus të veçantë bizneset e mesme dhe të mëdha, drejtuesit e tyre dhe ne i’ua rekomandojmë për ti pasur në bibliotekën e kompanisë tuaj

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet MAX

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Edhe ky set i adresohet biznesit privat, duke iu rekomanduar katër libra të cilat kapin katër momentet më kyçe të menaxhimit të një sipërmarrje: Nisjen e aktivitetit, ku veç kapitalit dhe aftësisë, nevojiten edhe instikte për të nuhatur prirjen e tregjeve; menaxhimin dhe raportet me furnitorët; skemën organizative të stafit, dhe menaxhimin sa më të mirë të burimeve njerëzore, si dhe motivimin e njerëzve më të cilët punon.

Këto katër libra janë investim goditës që gjërat të zhvillohen dhe të ecin më mirë dhe më të sigurta;

Seti përmban këto libra:

1. “Fuqia e instinktit në biznes” nga A.Milligan dhe Sh.Smith. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Një libër tepër praktik dhe shumë stimulues, i cili tregon se si fuqia e instinktit mund të shndërrojë rrënjësisht biznesin tuaj.

2. “Përtej arsyes” nga Roger Fisher dhe Daniel Shapiro. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Në këtë libër do të mësoni se si t'i përdorni emocionet për ta kthyer zhgënjimin - qoftë ky i vogël apo i madh, profesional apo personal - në një mundësi përfitimi për të dyja palët. Gjithashtu, ofron këshilla të drejtpërdrejta dhe të dobishme për t'u bërë ballë emocioneve edhe në negociatat më të vështira. Do të njiheni me pesë interesat bazë, që gjenden në thelbin e të gjitha sfidave më të mëdha emocionale dhe si të arrini rezultatet e dëshiruara

  1. Parimet e kërkesës së llogarisë” nga Brian Cole Miller. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Ky libër është shkruar pikërisht për ata drejtues apo menaxherë që kanë nevojë të kuptojnë sesi funksion një kompani dhe se si rritet në maksimum rendimenti i vartësve nëpërmjet një kërkese të lartë llogarie. Nëse synon të jesh drejtues i suksesshëm, mjafton të zbatosh në mënyrë rigoroze gjashtë parimet e kërkesës së llogarisë.Ky libër përqendrohet në zgjidhjen e situatave të ndryshme.

4. “100 mënyra për të motivuar punonjësit” nga Steve Chandler dhe Scott Richardson. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku KËTU.

Ky libër krijon frymën e një drejtimi me ide të qarta: Si arrijnë drejtuesit rezultate marramendëse, pa i sforcuar të tjerët, përmes ofrimit të një harte udhëzuese të domosdoshme dhe të lehtë për t'u përdorur dhe frymëzuese për menaxherët, mësuesit, prindërit, drejtuesit ekzekutivë dhe trajnuesit.

Këto libra ua sjellim në destinacionin tuaj pa kosto. Bëjini pjesë të bibliotekës tuaj me një klik!

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë