I ri Cmim i reduktuar! Leksione jete nga Richard Karlsonit Shiko më të madhe

Leksione jete nga Richard Karlsonit

R. Carlson /Kristin Carlson BOG0045

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set është vetëm për ata që kanë lexuar veprën që ka pasur ndikimin më të madh në jetën amerikane të fundshekullit të XX, “Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla”. Edhe këto tre libra do t’ua lehtësojnë përditshmërinë e jetës tuaj dhe do t’iu ndihmojnë ti arrini më shpejt gjërat që doni

Më shumë detaje

37 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG

1 620 Lekë

-10%

1 800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Këto tre libra vijnë natyrshëm si propozim për bibliotekën tuaj nëse e keni përjetuar fuqinë e mendimit të Richard Carlsoit te libri i tij “Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla”. Brenda tij janë këto libra:

1. “Mjaft menduat, filloni të jetoni” nga Richard Carlson. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku këtu.

Nëse doni ti largoni lehtësisht mendimet negative që iu vijnë rëndon në kokë gjatë përditshmërisë, dhe të nisni rrugëtimin e harmonisë, nuk ka këshilltar më të mirë sesa Richard Carlson. Ai është një nga këshilluesit dhe motivuesit më të besuar të miliona amerikanëve dhe të lexuesve të tjerë në mbarë botën....

 

2. “Më lehtë nga sa mendoni” nga Richard Carlson. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku këtu.

Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur. Me mënyrën fantastike të dhënies së këshillave nëpërmjet historive, Carlson na sugjeron tridhjetë e nëntë mënyra të vërtetuara që tregojnë se si një ndryshim fare i vogël mund të bëjë një dallim të madh dhe të rëndësishëm në jetën tonë. Autori ndërkombëtar bestseller, Richard Carlson, na tregon edhe njëherë se për të përmirësuar mënyrën e jetesës nuk është aspak e vështirë. Ai i minimizon të gjitha fushat e vështira në jetën tonë, që nga puna e deri tek marrëdhëniet me familjen, miqtë, që nga të ardhurat e deri tek mirëqenia jonë fizike.

Në këto dhe çështje të tjera na jep këshilla të mençura, të vërtetuara dhe praktike, duke i paraqitur në 39 mënyra ku të gjithë ne mund të ushtrojmë vetëkontroll gjatë jetës së përditshme. Duke bërë ndryshime të vogla, si për shembull të besojmë se shpresa ka një fuqi të madhe që mund të na e ndryshojë jetën, të mos i fajësojmë gjithmonë të tjerët dhe të kursejmë për ditë të këqija, shumë shpejt do të mësojmë se është "Më lehtë nga se mendoni" për të marrë më të mirën nga ç'na ofron jeta jonë.

3. “Një orë për të jetuar” nga R. Carlson /Kristin Carlson. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt te linku këtu.

Nëse do të kishe një orë kohë për të jetuar dhe do të mund të bëje një telefonatë, kë do të telefonoje? Çfarë do t'i thoje? Kë po pret? Vdekja e papritur dhe tragjike e Richard Carlsonit në dhjetor të vitit 2006 tronditi miliona fansa të tij, madje edhe letrat e shumta ngushëlluese të tyre nuk mundën ta lehtësonin humbjen që ndjeu bashkëshortja e tij, Kristina.

Për të zbutur pikëllimin e saj, ajo vendosi të sistemojë dhe tani kujdeset për botimin e të gjithë letrave dhe kujtimeve të shkëmbyera për një çerek shekulli, duke përjetuar kështu edhe një herë emocionet dhe duke mbajtur gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Në një akt thellësisht prekës gjatë këtij procesi, ajo u përqendrua në një letër plot me pyetje, të cilën asaj ia ka dhuruar Richard i në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të martesës.

Kristin i është përgjigjur me emocione befasuese letrës së Richard it. Nëse e shohim më në detaje, brenda kësaj lidhjeje të veçantë, botimi i tyre në këtë libër është një dhuratë e veçantë për shumë njerëz të cilëve u ka ndryshuar jeta nga veprat që ka botuar Richard Carlson.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
V. Bot2010-2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë