Grup autorësh A-007531
Libër i ri
Ne kete set kemi sjelle biografite e dy futbollisteve qe kane bere epoke, Diego Maradona dhe Lionel Messi. Keta dy personazhe nuk jane thjeshte gjeni te fushes se blerte por jane edhe dy personalitete, permes te cileve mund te mesosh shume nga sfidat e jetes qe kane kaluar. Prandaj, ky set vjen per fansat dhe te pasionuarit e Messit dhe Maradones, - dhe si te tille ato mbeten dhurata fantastike.
1100 Artikuj
Seti me dy libra permban:
“Maradona - dora e Zotit” nga Jimmy Burns
Një libër që lexohet me një frymë nga kushdo, sidomos prej atyre që e kanë "jetuar" magjinë e tij dhe ...
Çdokush që dyshon, se Diego Maradona ishte jo më shumë, por thjesht një lojtar futbolli, i këshilloj t’u hedhë një sy titujve kryesorë të gazetave më të mëdha në botë, ditën e vdekjes së tij, më 25 nëntor 2020. Nga gazeta franceze Equipe, që hapej me titullin “Zoti ka vdekur” deri te Olé, në Argjentinë, me titullin “I pavdekshëm: 1960 – infinit”! Edhe kaq mjaftojnë për të na bindur, se nuk ishte vetëm një gjeni i lojës së futbollit, por edhe një ikonë dhe legjendë. Në një nga pankartat e shumta që mbante masa e madhe e argjentinasve të varfër “të pakëmishtë”, shkruhej: “Nuk ka rëndësi se çfarë ke bërë me jetën tënde, por çfarë ke bërë për jetën e të tjerëve!” Kujtimet më çojnë kohë më parë, në fillim-vitet 1990. Më kishin ngarkuar detyrën të shkruaja një biografi për jetën e Maradonës, konkretisht për fillimet e tij si lojtar, një punë që e kisha pritur me shumë entuziazëm, falë edhe dashurisë time spanjolle të fëmijërisë për futbollin. Zgjedhja bazohej në një përvojë të mëparshme pune në Buenos Aires, në vitet 1980, si korrespodent i jashtëm. Një ditë, ndërsa përpiqesha të kapja trenin e qendrës së Buenos Aires-it, për të vajtur në rrethinat e varfra, kuptova se çfarëdo që kisha parë, dëgjuar e lexuar për ulje-ngritjet e jetës së Maradonës, nuk më kishin përgatitur për atë që po zbuloja. Udhëtimi i eksplorimit kalonte nëpër rrugë të pashtruara, që kutërbonin erë gjirizesh dhe plehrash të kalbura, për të përfunduar në një kasolle ndërtuar me teneqe, tulla gjysmë të thërrmuara dhe karton, ku Maradona kishte kaluar fëmijërinë, por që ruhej me fanatizëm dhe dashuri! Lule e rosario nga të gjitha anët! Kur dëgjova lajmin për vdekjen, në mend më kaloi vetëm një imazh: Maradona i vogël, duke luajtur me topin e futbollit në oborrin e shtëpisë gjysmë të rrënuar. Dua të theksoj se që në moshë të njomë djali argëtohej me topin, e mbante me këmbën e majtë dhe luante vazhdimisht me të, për ta hedhur me forcë e vendosmëri vetëm kur i kishin shterur të gjitha fuqitë. Për kohën kur është djalosh i rritur, vështirë të mbash mend vetëm një imazh, por po t’i referohemi medias, veçanërisht asaj argjentinase, Maradona është personifikimi i talentit dhuruar nga Zoti, magjistari I topit! Vetë Maradona nuk e harroi kurrë poshtërimin social të të lindurit në një periferi të varfër qyteti. Ndoshta një fakt i tillë i shtoi urinë për ta provuar veten në një botë ku të gjitha shanset ishin kundër njerëzve me prejardhjen e tij – një përzierje emigrantësh të varfër italianë me paraardhës indigjenë. Nga ana tjetër, krenaria me të cilën e përmendte gjithnjë këtë prejardhje i siguroi një popullaritet të madh, të paktën në botën e të varfërve, për të cilët futbolli ishte një mënyrë arratie dhe ndërlidhjeje me botët e tjera. Në “Kupën e Botës, 1986” në Meksikë, Maradona shndërrohet në simbol. Në fazën çerek-finale, në ndeshjen e “Argjentinës” kundër “Anglisë”, shënon golin me dorë dhe që e bën menjëherë të famshëm, kundër armikut të vjetër në historinë dhe mitologjinë e Argjentinës, por arbitri dhe gjyqtari anësor nuk e penalizojnë – e japin gol. Vetëm bashkatdhetarët ia falin hilenë! Ky është goli i parë! Në golin e dytë – dhe më duhet ta pohoj që sa herë e shoh, dua ta shoh përsëri, kurrë nuk lodhem, Maradona është i jashtëzakonshëm – e kap topin në gjysmëfushën e tij, niset për në gjysmëfushën angleze dhe driblon mbrojtjen kundërshtare në një ekuilibër perfekt shpejtësie dhe ritmi. Një poezi në lëvizje! Këto dy gola fare mirë mund të na shërbejnë për të përmbledhur personin që do të bëhet Maradona: gjeniu, që karakterizohet nga pasiguri dhe të meta. Goli i parë tregon Maradonën që ia doli të shndërrohet nga fëmijë rruge në yll, por ende i pasigurt te vetja, që ka nevojë të bëjë dredha dhe të mos tregojë të vërtetën. Goli i dytë është Maradona-lojtar I jashtëzakonshëm, me aftësi tejet të veçanta. Nëse ndonjë futbollist tjetër do të bënte të njëjtën gjë si Maradona edhe mund t’i falej, sepse aq ishte i zoti të bënte. Në rastin e Maradonës, jo! Tragjedia qëndron në faktin, se vazhdoi të pohojë se do të bënte përsëri të njëjtën gjë, dhe ta justifikojë të gjithë veprimin edhe më pas, ndërkohë që talenti që i kishte dhënë Zoti ia bënte krejtësisht të panevojshëm. Sa u takon lojtarëve të tjerë të skuadrës argjentinase që i panë të dy golat kundër “Anglisë”, për ta ishte fitorja e një personi me të cilin flisnin të njëjtën gjuhë, për më tepër me statusin e ekspertit më të shkëlqyer me të cilin kishin luajtur ndonjëherë, me vizion dhe stil që shkonte përtej normales, i njohur në të gjithë globin si lojtari më i mirë në histori. Ky perceptim ushqen edhe më shumë pretendimin e Maradonës për një ndërhyrje hyjnore. Në Meksikë, ku “Argjentina” fiton “Kupën e Botës”, Maradona është shpirti dhe trupi i një kombi të tërë, njeriu që arrin të marrë hak për poshtërimin e katër viteve më parë në luftën për ishujt Falkland. Por nuk është vetëm kaq! Maradona është dashi në altarin e sakrificës që do të vazhdojë të ushqejë, me mish e gjak nga mishi e gjaku i tij veçanërisht demonët, në përpjekjen e tyre për ta vënë poshtë, edhe pse duket se gjithnjë ia del të ngrihet, pas çdo rënie të radhës.
(Pjesë nga parathenia e librit)
“Messi - Leksione stili” nga Jordi Punti
Messi tashmë është kthyer në një legjendë. Ka që e krahasojnë me Mozartin, të tjerë me Pikason, por sidoqoftë, askush se vë në dyshim se Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.
Lloji i botimit | Paper back |
V. Bot | 2021 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Saranda is a great location for summer travelers who want to relax and enjoy the hospitality of its people. Whether you want to relax on the beach and swim to one of the islands in Ksamil, visit ancient archaeological sites like Butrint, or perhaps just enjoy a nice meal or drink next to the glistening Ionian sea, you will likely find yourself charmed by...
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Me njohuritë bazë për lexuesit e vegjël dhe me më shumë se 700 fotografi dhe ilustrime, "Enciklopedia ime e parë" është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël. Ky libër i mrekullueshëm mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin e ulët shkollor.
Është burim themelor për mendjen kureshtare të lexuesve të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Enciklopedia e parë e lidhur me Internetin. Me fakte mahnitëse, me lojëra e veprimtari pa fund dhe me mbi 2.000 ilustrime të mrekullueshme.
Ku? Kur? Çfarë? Pse? Shfletoni "Enciklopedia e re për fëmijë" dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta: - Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla, janë riprodhuar me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse në këtë libër.
Një libër i shkëlqyer praktik dhe pedagogjik për të rritur dijet dhe fantazinë e fëmijës tuaj. Gjithçka rreth hapësirës, tokës, botës së gjallë, njeriut dhe shkencës: Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Zbuloni të fshehtat e shkencës me 101 eksperimente zbavitëse që mund t'i realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Hyni në një botë magjike, ku do të mësoni duke u argëtuar.
Mësoni gjithçka për trupin e njerit nga koka te këmbët. Fakte, pyetësorë, veprimtari të ndryshme ju mësojnë, ju argëtojnë, ju nxisin kureshtjen dhe ju zgjerojnë njohuritë.
Të ndash faktin nga trillimi, të shembësh mitin dhe të provosh të vërtetën: gjithçka përmes një përmbledhjeje enciklopedike ku zbulohen të vërtetat.
Një libër që do t'ju mahnisë me njohuritë, faktet, ilustrimet dhe mënyrën si është konceptuar. Një enciklopedi fantastike, e cila ka bërë për vete të gjithë ata që kanë pasur mundësinë ta shfletojnë.
“Bazat e Programimit Kompjuterik” përmban gjithçka që I nevojitet një programuesi fillestar. Grafikat e ngjyrosura ndërthuren me udhëzimet hap pas hapi, për ta bërë artin e kodimit të qartë, të kuptueshëm dhe të këndshëm edhe për fillestarët. Ky udhëzues I mrekullueshëm do t’ju tregojë se si të ndërtoni lojëra dhe animacione duke përdorur dy gjuhë...
Enciklopedia e parë për dinozaurët e botuar në shqip. Përmban ilustrime, fakte mahnitëse, lojëra dhe veprimtari pa fund dhe çdo faqe është e lidhur me internetin.
Këtu do të mësoni çdo gjë rreth kafshëve. Përmban ilustrime, informacione, pyetje, përgjigje dhe për më tepër çdo faqe është e lidhur me internetin.
Fakte, kërshëri, statistika, rekorde. Ky libër do t'ju tregojë si të zbarkoni në një kometë, si të shëtisni në hapësirë dhe si të zbuloni mrekullitë e botës sonë. Gjithashtu do të mësoni: Pse vendosen teleskopët në hapësirë? A e kanë vizituar? Kur u formuan oqeanet dhe kontinentet?Tokën jashtëtokësorët? Cili është organi më i madh i trupit të njeriut?
La Fonteni i ka fabulat fantastike, por kur botimi është në një cilësi të lartë, fëmijët i shijojnë më shumë dhe e mbajnë më gjatë librin në duar. Nëse do që djali/vajza juaj ta shijojë zgjuarsinë, ironinë, sarkazmën dhe mjeshtrinë e vargut të fabulistit më të madh të të gjitha kohërave, zgjidhja më e mirë është “Fabulat më të bukura”, një botim special i...
Lexojuani princërve dhe princeshave tuaja para se të nisen për ndonjë udhëtim në vendet e ëndrrave përrallore.
Histori me zana e princesha, me aventura fantastike dhe vende magjike.
Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana. Njëra zanë të dërgon shumë të puthura, një tjetër të pëshpërit fjalë të ëmbla, një e tretë t'i përmbush të gjitha dëshirat. Kalo bashkë me to çaste të mrekullueshme.
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Qeshni dhe argëtohuni me kafshët që do të takoni. Njihuni me personazhe të çuditshme që do ju shoqërojnë gjatë leximit dhe imagjinatës suaj.
Në 5 libra të mrekullueshëm do të mësoni historitë fantastike të princeshave, të sirenave, të zanave dhe të këcimtareve më të njohura në botë.
Princesha e vërtetë je ti! Thellë brenda çdonjërës prej jush fle një princeshë, e cila pret çastin të dalë e të shfaqet në dritën e diellit, falë ndihmës së këtij libri, ëndrra juaj do të marrë jetë! Shfletojeni dhe do të mësoni se si të visheni si një hyjneshë, të vallëzoni bukur dhe të bëni biseda të këndshme. Zbuloni si të silleni si ZONJUSHË e...
Bëhuni pjesë e argëtimeve të kafshëve të fermës. Me 18 meloditë e mahnitshme që përmban ky libër, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Me 18 meloditë e mahnitshme, përveç ëndjes së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat.
Vogëlushët njihen me botën që i rrethon: - Me kafshët, frutat, numrat, format, lodrat dhe konceptet e para.
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Në këtë ditar të veçantë vetëm për djemtë do të gjeni testet e personalitetit, udhëzime për misionet që do të kryeni, si edhe do të shkruani për të fshehtat dhe aventurat tuaja.