Maya Angelou A-005258
Libër i ri
Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenale. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
309 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928310170 | |
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz”(1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën.
Është një roman i hareshëm dhe i dhembshëm, i mistershëm dhe i paharrueshëm siç është vetë fëmijëria. Ai përshkruan jetën e Margaritës (të cilën, i vëllai e quan Maj, ose Maja), që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë dhe vuajtjet me të cilat përballet, përdhunimin, braktisjen nga familja, e sidomos racizmin, në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Majën dhe vëllain e saj më të madh, Bejlin, të braktisur nga prindërit, i dërgojnë për të jetuar me gjyshen e tyre nga babai dhe me xhaxhain ulok, në Stemps, Arkansas. Fëmijët do t’i shoqërojë drama e braktisjes gjatë gjithë librit; ata udhëtojnë vetëm dhe u vendosin në qafë etiketa njësoj si bagazheve.
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është një histori rritjeje dhe formimi, që tregon se forca e karakterit dhe dashuria për letërsinë mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe racizmit.
Përgjatë librit, ashtu si dhe në jetën e saj të vërtetë, Maja shndërrohet nga viktimë e racizmit me një kompleks të theksuar inferioriteti në një vajzë të re, të vendosur, me dinjitet, e zonja për t’iu kundërvënë çdolloj paragjykimi. Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do t’i japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar.
REVIEW
Një prej dritave më të shndritshme të kohës sonë, një grua me të vërtetë fenomenale... Zëri që arriti të gjente brenda vetes, ndihmoi breza të tërë amerikanësh dhe të gjithëve ne na shtyu që të bëheshim më të mirë.
Barack Obama
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është më i dashuri, por njëkohësisht edhe romani më i ndaluar në historinë letrare të ShBA-së. Angelou e përball Amerikën me imazhin e vet, duke ia sfiduar perceptimet, duke ia ndryshuar peizazhin dhe teksa vitet shkonin, Angelou vëzhgonte vendin e saj dhe e shihte që ca hapa emancipimi ishin hedhur.
The Guardian
Zogu në kafaz “këndon për lirinë”, shkruan Maya Angelou në poemën e saj “Zogu në kafaz” – një imazh prekës dhe i përhershëm i gjithë krijimtarisë së saj, teksa përcjell betejat për t’u çliruar nga vargonjtë e racizmit dhe të misogjinisë.
The New York Times
“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” i jep krahë lexuesit, sepse Maya Angelou përballet me jetën e saj me një magji mallëngjyese dhe me një dinjitet të lartë.
James Baldwin
Lloji i botimit | Paper back |
Faqe | 326 |
ISBN | 9789928310170 |
Titulli origjinal | I know why the caged bird sings |
V. Bot | 2020 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Parid Teferiçi |
Roman | Autobiografik |
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e katert dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e trete dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e dyte dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e pare dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares.