Cmim i reduktuar! Bija plangprishese Shiko më të madhe

Bija plangprishese

Jeffrey Archer A-004183

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është vazhdimi i sagës së "Keini dhe Abeli" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinësbijës së multimilionerit Abel Roznovski.

Më shumë detaje

428 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061164

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Djali i artë, Riçard Kein ka lindur në luks. Është pasardhësi i një manjati bankier, është i pashëm, i suksesshëm, dhe i vendosur për të çarë vetë rrugën në jetë, dhe për të ndërtuar të ardhmen me gruan që dashuron. Kur nuk janë më shumë se një hap larg nga realizimi i ëndrrës së Florentinës, befas gjenden në pragun e çmimit shkatërrues të pushtetit.., betejës titanike të tradhtisë e mashtrimit që zgjohet nga e shkuara, nga hakmarrja midis dy brezave shfaqet kërcënuese për të shkatërruar gjithçka që Florentina dhe Riçardi kanë luftuar për të arritur. Ky libër është vazhdimi i sagës së "Keini dhe Abeli" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinësbijës së multimilionerit Abel Roznovski. Ngjarjet e këtij romani shtrihen në një hapësirë kohore prej gjashtëdhjetë vitësh. Ato zënë fill me formimin e Florentinës, duke vazhduar me krijimin e familjes, karrierën dhe sukseset akademike dhe kulmojnë me përfshirjen e saj në politikë. Pas vdekjes së babait, Abelit, Florentina zgjidhet në krye të Grupit Baron të hotelerisë, duke e drejtuar suksesshëm nga viti në viti atë. Qënia në krye të grupit, prekja e të gjitha majave të suksesit, përveçse përvojë, i ka rizgjuar pasionin për ëndrrën e fëmijërisë së hereshme, për të qenë edhe një udhëheqëse në politike, për të qenë lidere e botës! Në këtë botë të egër e të errët, të dominuar historikisht vetëm nga burrat, Florentina përballet me beteja të shumta. Por a do të mbijetojë ajo përballë këtyre betejave dhe a do të bëhet Florentina Roznovski gruaja e parë president e Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Karriera e Florentinës është e rrethuar nga shumë dashuri, intriga, komplote suksese dhe fatkeqësi. Ajo që e bën befasues dhe njëkohësisht tronditës këtë libër, është qartësia e mendimit, mos kapitullimi para situatave të vështira dhe ringritja me forcë, edhe atëherë kur mendon se shpresa ka vdekur...

Të dhëna

Faqe688
ISBN9789928061164
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë