Një grua në Paris Shiko më të madhe

Një grua në Paris

Paula McLain BDI0251

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tetor, 1920. Ndërsa Europa ndien ende plagët e Luftës së Madhe, nëpër rrugët e baret e Amerikës ushton xhazi, muzika e re që ka shpërthyer në getot me ngjyrë. Në Çikago, ku janë dyndur thuajse të gjithë yjet e xhazit të Nju Orleansit, mbërrin nga Oak Parku një djalosh njëzetvjeçar, truphedhur, me sytë gështenjë që i shkëlqejnë, me flokë të zinj korb dhe me një gropëz në faqen e majtë.

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët360
ISBN9789928103314

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në shtëpinë ku po qëndron, në familjen Smith, djaloshi Ernest Heminguej, i magjeps të pranishmit me rrëfimet rreth Luftës së Madhe, gjatë së cilës u plagos në këmbë teksa ndihmonte të plagosurit në frontin italian. Më shumë nga të gjithë, sytë e shndritshëm të këtij djaloshi magjepsin një mikeshë të Kejt Smithit: njëzetetetëvjeçaren Hedli Riçardson, e cila, pas vdekjes së prindërve, jeton me Fonin, motrën e rreptë dhe familjen e saj në St. Louis, qytetin e përgjumur, vite dritë larg Çikagos së potershme.

Hedli shpesh luan Rahmaninovin në piano dhe ndryshe nga vajzat që frekuentojnë Smithët, nuk pëlqen modelin djaloshar të flokëve, por i mban të mbledhura pas veshit, që e bëjnë t duket si një e mbijetuar e epokës viktoriane. Për të Ernesti përfaqëson gjithçka që tashmë e ka lënë pas: imazhin e vërtetë të gëzimit, të forcës dhe të energjisë rinore. Zemra i rreh fort kur, pasi kthehet në shtëpi, në St. Louis, gjen një letër nga Ernesti, e cilat fillon me: Mendoj gjithmonë për Romën, por si thua sikur të vije me mua... si bashkëshortja ime?

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe famë.

Por, kur pas një djali mbërrijnë edhe paratë e fama, te shkrimtari i shqetësuar shpërthen dëshira për një jetë të lirë, pa pranga e lidhje familjare, krahas njohjeve të reja e stimuluese si Xhon Dos Pasos, Skot e Zelda Fitzxheraldi.

Një jetë që Ernesti nuk do të vazhojë ta ndajë me Hedlin e ndrojtur, shumë e ndryshme nga Kejti, nga Stela Boueni, nga Kiti Kanelli, nga aktoret e balerinat që i sillen rrotull shkrimtarit të shquar. Aq e ndryshme më në fund edhe nga Paulina Pfajfëri, një grua shik e papërballueshme me atë balluken e errët dhe me harlisjen djaloshare.

Thanë për librin:

"Pas pothuajse një shekulli, ka një arsye pse Brezi i Humbur dhe Parisi i viteve '20 vazhdojnë të na magjepsin. Është një pikëtakim unik i kohës me vendin, i njerëzve me frymëzimin, i romancës me intrigën, i tradhtisë me tragjedinë. "Një grua në Paris" e sjell atë jetë përmes syve të Hedli Riçardson Heminguejit, e cila del nga hija e gruas së parë të Ernestit dhe hyn në mendjen e lexuesit me aq bukuri e shkëlqim, sa ato ditë të jashtëzakonshme në Paris pas Luftës së Parë Botërore."

Mary Chapin Carpenter, këngëtare, kompozitore

"Një grua në Paris" ka një ritëm hipnotizues. Zëri i Hedli Heminguejit, kaq i vërtetë dhe lirik, më bëri të hidhem nga karrigia. Paula McLain është një shkrimtare e radhës së parë, e zonja t'i japë jetë një bote që është e vështirë ta harrojmë. E adhurova këtë roman."

Nancy Horan, autore e "Loving Frank", bestseller i New York Times

"Paula McLain na ka dhënë një portret prekës të një gruaje të shpërfillur nga historia, të një gruaje, hsitoria e trishtueshme dhe e ndërlikuar e së cilës duhej të rrëfehej dhe triumfi i së cilës më vonë, gjatë një martese të lumtur, rrëfehet me saktësi dhe hijeshi."

Boston Globe

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët360
ISBN9789928103314
Titulli origjinalDituria
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiErblina Kërçishta