Aleksander Dyma BO0201
Libër i ri
Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe bukuroshja misterioze Miledi dë Uinter.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9789928186065 | |
Mbi librin Romani "Tre muskëterët" i Aleksandër Dymasë u botua fillimisht me kapituj në gazetën "Siécle", nga marsi deri në korrik të vitit 1844. Më pas u botua me volume, po në vitin 1844, nga shtëpia botuese "Baudry" dhe u ribotua më 1846 te "Fellens dhe Dufour" me ilustrimet e Vivant Beauce.
Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII.
Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe bukuroshja misterioze Miledi dë Uinter, për të shpëtuar nderin e mbretëreshës së Francës, Ana e Austrisë.
Me duelet, betejat, përleshjet e shumta dhe zhvillimet romaneske, "Tre muskëterët" është shembulli tipik i romanit kalorësiak dhe suksesi i romanit qe aq i menjëhertë dhe aq i madh, sa vetë Dymaja e përshtati veprën për pjesë teatrale dhe i rimori të katër heronjtë për të shkruar edhe dy romane të tjera "Njëzet vjet më vonë" dhe "Vikonti i Bargelonne s ose Dhjetë vjet më vonë" në vitet 1847 1850, duke krijuar kështu trilogjinë e tre muskëterëve.
Përherë e më popullore, kjo vepër ka frymëzuar një numër shumë të madh filmash dhe pjesësh teatrale. Koment nga Mira Meksi "Tre muskëterët", një nga romanet më të famshëm kalorësiakë të shekullit të XIX të, që i thurte himn miqësisë së vërtetë, motoja e së cilës "Një për të gjithë e të gjithë për një", kishte gati dy shekuj që kish rrëmbyer zemrat e rinisë së botës... Thuhej se së bashku me "Don Kishotin e Mançës", "Tre muskëterët", i botuar që më 1844, i ribotuar dhe i stërbotuar në të gjitha gjuhët e botës, nën dhjetëra qindra forma kopertinash, qe libri më i lexuar mbarëbotërisht, pas Biblës...
Përpara se të ishte heroi famëmadh i "Tre muskëterëve", D'Artanjani, me emrin e vërtetë Charles de Batz de Castelmore d'Artagnan, ka luftuar dy shekuj më parë në të gjitha frontet në shërbim të Luigjit të XIV të. Odile Bordaz, që u ka kushtuar shumë libra muskëterëve, pohon se ka fort të ngjarë që D'Artanjani të jetë varrosur në kishën e Wolder it pranë Mastrihtit.
"Me kolegët e mi arkeologë, arkivistë, holandezë kemi studiuar hartat e Mastrihtit të bëra në atë kohë nga ekipi i Vauban it. Shihet qartë kampi i ushtrisë së mbretit që rrethonte qytetin" tregon ajo. Luigjit i XIV të dhe muskëterët kishin ngritur kazermën e tyre në fshatin fqinj me Wolder in. "Logjikisht që aty D'Artanjani me të tijtë u nisën më 25 qershor 1673 për t'i pushtuar me sulm muret e qytetit dhe u vra nga një e shtënë mushkete", vazhdon ajo.
Po atë ditë, Luigjit i XIV të i shkruan së shoqes, mbretëreshës Marie Therese: "Humba D'Artanjanin, të vetmin njeri që besoja...". Sipas Odile Bordaz it, regjistrat famullitarë të rajonit tregojnë se personazhet "e rangut të lartë", të vrarë në betejë, ishin varrosur në kishën më të afërt. Por nuk ekzistojnë regjistrat e kishës së Wolder it.
"Sipas të gjithë treguesve ka më shumë se 90 % mundësi që D'Artanjani dhe të tjerë muskëterë të shtatmadhorisë së mbretit të jenë varrosur në kishën ngjitur me kampin e tyre", pohon ajo. Hipoteza, sipas së cilës trupi i tij mund të qe sjellë në Francë, në mes të verës, nuk korrespondon me zakonet në kohë lufte, kur "duhej varrosur trupi shpejt".
Prifti i kishës Saint Pierre he Paul de Wolder, Piet van der Aart nuk i ka kundërshtuar gërmimet, por pret "një provë" për të dhënë autorizimin. Shpresa se D'Artanjani së shpejti do të ketë varr është e madhe; ndoshta zonja plakë, rojtarja e Muzeut të tij, nuk jeton më, porse tërë Gaskonës do t'i qetohet brenga shekullore.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 672 |
ISBN | 9789928186065 |
V. Bot | 2014 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra "Te'vilatu'l-Kur'an" e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me...
Një kryevepër që befason vazhdimisht si roman klasik i letërsisë europiane. Mos e lër pa e lexuar sepse listohet mes 100 librave më të mirë në botë
Një kryevepër që befason vazhdimisht si roman klasik i letërsisë europiane. Mos e lër pa e lexuar sepse listohet mes 100 librave më të mirë në botë
Personaliteti i një njeriu të sigurtë, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte, në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.
Çfarë tjetër veç virtyteve të tyre: nderit, trimërisë, besnikërisë ndaj shokut dhe dashurisë së zjarrtë, do i mbanin të lidhur e do i bënin të pathyeshëm ata burra? Kryefjala e tyre ishte: "Një për të gjithë! Të gjithë për një!"
Personaliteti i një njeriu të sigurtë, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte, në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.
Kelile dhe Dimne u përcjell udhëheqësve të shtetit këshilla të vyera me anë të humorit.
Aleksandër Dyma lindi në Francë në vitin 1803. Është një nga shkrimtarët më popullorë dhe prodhues francez i epokës romantike. Ndër veprat më të njohura të autorit mund të veçojmë: “Tre mosketierët”, “Njëzet vjet më pas”, “Henri III dhe zemra e tij” si dhe kryeveprën “Konti i Monte Kristos”.
Parisi është i uritur, por Mbreti i Francës është më i interesuar në kënaqësitë e ve-ta. Aramis, Atos dhe Portos po planifikojnë zëvendësimin e mbretit. I panjohur për shumë, ekziston një mbret i dytë, një binjak, i fshehur që në lindje dhe i burgosur pas një maskë hekuri. Çështja tani qëndron te D’Artanjani: do të luftojë kundër miqve të tij të vjetër,...
Në gjysmën e dytë të shekulli XVII Franca ishte zhytur në kaos të vërtetë, pasi mbreti dhe kardinali ishin në luftë të vazhdueshme. Përsa i përket sigurisë së jetës dhe pasurisë as që bëhej fjalë. Në këtë kohë, dalin në pah tre mosketierët dhe një djalosh sypatrembur i quajtur D’Artanjan. Të tre mosketierët luftojnë me trimëri për drejtësi dhe liri. Në...
Në këtë vepër të njohur të shkrimtarit të madh Aleksandër Dyma, do të lexoni peripecitë e Korneliusetit i cili merret me kultivimin e tulipanëve, por fqinji i tij cmirëzi nuk rri duarbosh dhe çdo çast mundohet ta pengojë në arritjen e qëllimit.
Zoti Libërxhepi ju rrëfen historinë e konteshës Berta dhe të gostisë së saj të përvitshme me mjaltë në çdo përvjetor të ndërtimit të kështjellës.
Romani është shumë i bukur dhe përcjell mjaft mesazhe domethënëse. Lexuesi pëlqen ankthin dhe shpejtësinë se si zhvillohen ngjarjet njëra pas tjetrës dhe mbi të gjitha, ai dëshiron që Konti të dal fitimtar
Edmond Dantes spends fourteen years in prison for a crime he has not committed. When he manages to escape, he seeks revenge. As the Count of Monte Cristo, he punishes each and every one of those who made him suffer.
When young David’s mother dies, his cruel stepfather sends him to work in a factory in London. The working conditions are appalling and David decides to run away and start a new life in Dover... Join David Copperfield as he journeys from heartbreak to happiness in this extraordinary tale of courage and determination.