Viti i mbrapshtë Shiko më të madhe

Viti i mbrapshte

Ismail Kadare BO0155

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ngjarjet e romanit “Viti i mbrapshtë” ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri. Gjë që shpjegon serinë e aleancave me synime të caktuara, si dhe ushtritë e huaja që ngatërrohen në këmbët e njëra-tjetrës, por pa u ndeshur mes tyre

Më shumë detaje

107 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994332670

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ngjarjet e romanit “Viti i mbrapshtë” ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri. Gjë që shpjegon serinë e aleancave me synime të caktuara, si dhe ushtritë e huaja që ngatërrohen në këmbët e njëra-tjetrës, por pa u ndeshur mes tyre.

Rivaliteti mes serbëve dhe turqëve i ndërlikon edhe më tepër punët. Atëherë emërohet një mbret, një austriak, i cili nuk mund të pranohet nga myslimanët pa u bërë synet.

Jemi në zemër të një komedie të përforcuar nga një vodevil i luajtur nga dip-lomatët e akredituar në Shqipëri.

Dhe Ismail Kadareja qesëndis historianët e ardhshëm, kur të tundohen për të vënë rregull në tërë këtë mishmash të pashpjegueshëm dhe të pakuptueshëm, për të mos thënë absurd. Jemi larg luftës së proletariatit kundër imperializmit.

Përveç faktit se, nga gjithë kjo histori e ngatërruar, ngrihet   zëri modest i fshatarëve të thjeshtë që ndërgjegjësohen për çështjen kombëtare.

Të keqarmatosur, të keqkomanduar, ata enden kuturu andej-këndej, diku duke dalë fitimtarë, por duke humbur përfundimisht.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim se këta këmbëzbathur shkruajnë, në syrin e Kadaresë, epopenë e vërtetë shqiptare.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe128
ISBN9789994332670
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
Përmasat14x21.6
RomanSagë&Histori