Në kopshtin e egërsirave Shiko më të madhe

Në kopshtin e egërsirave

E. Larson BOG0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një vepër verbuese dhe joshëse që flet me volume të tërë rreth faktit se përse bota nuk e njohu rrezikun e kobshëm të pozuar nga Hitleri derisa Berlini dhe e gjithë Europa, ishin mbytur në gjak dhe terror

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët526
ISBN9789928060716

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Erik Larson është pranuar gjerësisht si një mjeshtër i tregimtarisë nonfiction dhe në librin e tij të ri, autori i bestseller-it "Djalli në qytetin e bardhë", i referohet një historie të rëndësishme të zhvilluar gjatë ngjitjes së Hitlerit në pushtet. Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha. Fillimisht, Martha është e joshur nga madhështia dhe dëfrimet si dhe nga zyrtarët e rinj simpatikë të Rajhut të Tretë, me entuziazmin e tyre infektues për ta rikthyer Gjermaninë në superfuqi botërore. E dashuruar pas "Gjermanisë së re," ajo kalon nga një lidhje dashurore në tjetrën, duke përfshirë këtu edhe atë me shefin e parë të Gestapos, të nderuarin Rudolf Diels. Por ndërsa provat e persekutimit të çifutëve shtoheshin dhe konfirmoheshin nga dëshmitë e drejtpërdrejta, babai i saj telegrafon shqetësimin e tij në atdhe, tek një Departament Shteti gjerësisht indiferent. Dodd vështron i alarmuar ndërsa çifutët sulmohen, shtypi censurohet dhe drafte ligjesh të reja frikësuese fillojnë të qarkullojnë. Ndërsa ai vit i parë kalon dhe hijet thellohen, familja Dodd përjeton ditë plot emocion, intrigë, romancëdhe përfundimisht horror, kur një hov kulmor dhune dhe vrasjesh demaskon karakterin dhe ambicien e pamëshirshme të Hitlerit. I mbuluar nga një atmosferë e rëndë e kohës si dhe nga portretet e paharrueshme të Göring-ut të tmerrshëm dhe joshësit - e në të njëjtën kohë gjëmëmadhit - Goebbels, libri "Në kopshtin e egërsirave" paraqet një perspektivë tronditëse dëshmitarësh okularë të ngjarjeve, ndërsa ato zhvillohen në kohë reale, duke prezantuar një epokë të një nuance dhe kompleksiteti të papritur. Rezultati është një vepër verbuese dhe joshëse që flet me volume të tërë rreth faktit se përse bota nuk e njohu rrezikun e kobshëm të pozuar nga Hitleri derisa Berlini dhe e gjithë Europa, ishin mbytur në gjak dhe terror.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët526
ISBN9789928060716
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë