I burgosuri Shiko më të madhe

I burgosuri

Adem Özköse MAS0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri i gazetarit turk A. Özköse dëshmon historinë e tij të burgimit në Siri, në mars të vitit 2012. Këto kujtime u shkruan nga autori shtatë vite pas ngjarjes së burgosjes, si për të treguar një histori personale nga e cila mund të kuptohet më mirë tmerri shoqëror në Siri asokohe, por edhe si një formë çlirimi nga tmerri personal    

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319869

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri i gazetarit turk A. Özköse dëshmon historinë e tij të burgimit në Siri, në mars të vitit 2012. Këto kujtime u shkruan nga autori shtatë vite pas ngjarjes së burgosjes, si për të treguar një histori personale nga e cila mund të kuptohet më mirë tmerri shoqëror në Siri asokohe, por edhe si një formë çlirimi nga tmerri personal; një betejë, me të cilën gazetari dhe miku i tij kameraman, Hamiti, i duhej të përballeshin herët a vonë.

Në tërësinë e tij ky libër kujtimesh, përshkruan nga sytë e një gazetari, ngjarjet e vrullshme që përfshinë Sirinë në rrjedhën e “Pranverës arabe” por edhe pasojat dhe shtypjen qeveritare me të cilat u përball populli sirian në kërkim të reformimit shoqëror.

Kështu, panorama politike shërben si një hyrje për të treguar ndodhite e tmerrshme me të cilat autori u përball në burgun nëntokësor, pas burgosjes nga milicia e armatosur e regjimit të Asadit.

Po ashtu, theksohet roli i besimit dhe i shpresës në kapërcimin e vështirësive, të cilat shpeshherë dukeshin të pakalueshme.

Ky libër memuaristik, mund të shërbeje si nje dëshmi për shumëkënd që kërkon të kuptojë atë kohë të turbullt të Lindjes së Mesme, pasojat e së cilës nuk janë zhdukur akoma edhe sot.

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe216
ISBN9789928319869
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë