I ri Legjenda e Pendragonit Shiko më të madhe

Legjenda e Pendragonit

Antal Szerb A-008252

Libër i ri

109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063380

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kështjella e Pendragonit në Uells ka qenë për shekuj me radhë një laborator magjie, strehë heretikësh, humus i përshtatshëm për diturinë atavike të popullit kelt, seli e Rozakroçeve, mjeshtërve të fundit të mëdhenj të arteve okulte. Pikërisht në bibliotekën shumë të pasur të kësaj kështjelle Janos Batki, protagonisti i romanit, shkon për të avancuar kërkimet e tij. Batki, një viveur, një snob “neo-mendjelehtë”, siç i pëlqen ta përkufizojë veten, një erudit që studion vetëm gjëra të kota, filoaristokrat dhe donzhuan, e pranon me kënaqësi ftesën e të fundmit të Rozakroçeve dhe niset në drejtim të kësaj kështjelle të zymtë. Befasia që e pret brenda mureve të kësaj kështjelle, ka të bëjë me sfera të ndryshme: nga e mrekullia te misteri, te magjikja, te erotikja, te komikja, deri te e përbindshmja. Pas më shumë se tetëdhjetë vjetësh nga botimi i parë, “Legjenda e Pendragonit” mbetet një nga romanet më të bukura nga letërsia hungareze dhe që është botuar në shumë gjuhë të botës.

 “Tekstet e Szerbit, lexohen ende me kërshëri për shkak të ironisë therëse, forca emocionale e së cilës rrjedh nga natyra e tij e dyfishtë. Pas ngjyrimeve të humorit të hollë anglez ndihet fuqia e traditës kontinentale dhe e mendimit hebraik, kulturës së cilës i përkiste”.

Gianpiero Cavaglia

 “Legjenda e Pendragonit” është një gërshetim i ëmbël satirik i zhanreve gotikoromantike, i ndërthurur me mister, humor dhe emocion. Ky roman është një himn për Britanofilinë.

The Guarddian

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe388
ISBN9789928063380
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori