Cmim i reduktuar! Shiko më të madhe

Ali Pashe Tepelena

Sabri Godo BD0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.

Më shumë detaje

487 Artikuj

990 Lekë

-10%

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë. Para se të nisja këtë botim të tretë, shkova e pashë vendet ku ka jetuar e qeverisur Aliu, pashë qytetet, kalatë e muzetë dhe kalova në duar lëndë të re, çka s'kisha mundur ta bëja më parë. Sfondi mori gjallëri dhe Aliu u bë më i afërt. Koha që jam marrë me Aliun, shtrihet në tridhjetë e pesë vjet, natyrisht, në periudha të caktuara. Për mua ka qenë një figurë që nuk mposhtet dhe që gjithnjë të mbetet diçka pa thënë. Tani unë shpëtova prej tij, por dhe ai nga unë. Nuk u përpoqa ta sajoj figurën e tij, po të zbuloj të vërtetën. E vërteta është se sot nuk di të them ku mbaron dokumentimi historik e ku merr vrull krijimtaria ime, sepse në vetëdijen time këto janë shkrirë e bërë një. Arti dhe kërkimet historike s'kanë fund, por ky është libri që e kam dashur e që mund të shkruaja unë për Aliun; dhe në të s'kam ndonjë gjë për të hequr, as për të shtuar.