I ri Kabina Nr. 6 Shiko më të madhe

Kabina Nr. 6

Rosa Liksom A-005431

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme të kalimit nga e djeshmja tek e ardhmja, në ëndrrën e përhershme çehoviane: "në Moskë, në Moskë!"

Më shumë detaje

504 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292582

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet '80, gjatë udhëtimit me trenin legjendar transsiberian nga Moska në Ulan Bator, Mongoli. Dy njerëz të huaj për njëri-tjetrin, janë të detyruar të ndajnë të njëjtën kabinë. Një intimitet i detyruar.

Një vajzë studente finlandeze e urtë dhe e heshtur dhe një proletar rus i dhunshëm me një etje të pashtershme për vodkë dhe seks. Ai është një shovinist, misogjin, antisemit, i sprovuar me burgun dhe kampet e përqendrimit, por me pasion të pashteruar për jetën pas së cilës kapet nëpërmjet instinkteve për të mos rënë në boshllëkun që e rrethon.

Shikon dështimin e ëndrrës sovjetike, që buron nga nëna e madhe Rusi, duke u rrekur ta mbrojë me dëshpërimin e një dashurie të humbur. Ajo është ende e tronditur nga kujtimet e të dashurit të saj moskovit, një student që bëri si i marrë për të mos shkuar të luftonte në Afganistan dhe u marros vërtet në atë çmendinë ku e mbyllën.

Shpirti i kësaj toke pulson në hapësirat pa fund që përshkon treni, në fshatrat e shkatërruar nga degradimi dhe nga tajga plot borë, në qytetet e të internuarve dhe të shkencëtarëve, në mozaikun e identitetit dhe të popullit të një Siberie, në të cilin çdo gjë është në ekstrem.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe195
ISBN9789928292582
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKujtim Ymeri
RomanPsikologjik