I ri Cmim i reduktuar! Nje dite e perkryer per tu dashuruar Shiko më të madhe

Nje dite e perkryer per tu dashuruar

Anna Premoli A-005238

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja me e shitur ne zhanrin e romances ne Itali, me mbi 500 mije kopje, e cila ka kryesuar listat e klasifikimit per mbi 250 jave dhe fituese e cmimit BANCARELLA, Anna Premoli pas romanit te suksesshem edhe ne Shqiperi, “Te lutem, me ler te te urrej”, vjen me nje roman te ri, i cili konsiderohet nje rikthim i pazakonte i autores ne majat e saj si romanciere. Një roman shumë zbavitës dhe shumë i ëmbël nga mbretëresha e komedisë romantike italiane.

Më shumë detaje

858 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004215

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Po sikur një transferim i bezdisshëm pune të fshihte në vetvete një dhuratë të papritur fort të këndshme? Kajla Devis është një grua "metropolitane". Dhe gjithçka të Nju Jorkut e do me gjithë shpirt: trafikun, kaosin, turmat. E shquar për sarkazmin e saj dhe marrëdhëniet shkel e shko, Kajla synon të bëhet një gazetare me emër. Edhe pse për momentin kënaqet duke shkruar recensione për vendet më në modë të qytetit.

Rasti për të bërë hopin cilësor i paraqitet kur shefi i saj vendos ta dërgojë në një qytezë të humbur të Arkansasit, për të përgatitur një shkrim me peshë kombëtare për një temë krejt të veçantë... Kajla s'e lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucët e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s'para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije një vendi ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Por sidomos, Kajla nuk kishte llogaritur shfaqjen në skenë të Grejson Moirit.

A do t'ia dalë Kajla ta tregojë veten?

REVIEW

"Anna Premoli është e aftë të kredhë gjininë rozë kombëtare në ujërat e thella e të pamata ndërkombëtare, me rrënjë të thella në frymën e kohës sonë."

la Repubblica

"Anna Premoli është një spot i gjallë i self-publishing:

Nga web-i në Çmimin Bancarella me romanin e saj debutues."

Vanity Fair

"Rasti i parë fatlum italian i self-publishing-ut."

La Stampa

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe344
ISBN9789928004215
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion