Te fshehtat e nje gruaje Shiko më të madhe

Te fshehtat e nje gruaje

Salwa Al Neimi BOT0071

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Roman erotik i shkëlqyer. Të fshehtat e një gruaje shënon një kthesë vendimtare në letërsinë moderne arabe. Al - Akhbar, Liban "Një libër bujar, i shëndetshëm, i bukur me një erudicion të paimagjinueshëm." Yasmina Khadra, autor i "Dallëndyshet e Kabulit" "Salwa Al Neimi, shkrimtarja siriane që jeton në Paris, është romancierja më e guximshme." Aljazeera.net

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789995611927

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një rrëfim i pacipë dhe sensual i një Sheherezadeje të kohëve moderne. Një intelektuale siriane studion të fshehtat, të paktën kështu beson, të traktateve erotikë të arabëve të lashtë. Derisa ajo ftohet zyrtarisht për të marrë pjesë në një simpozium mbi këtë temë. Kjo është një mundësi për të që të kujtojë të kaluarën e jetës së saj: lirinë, kënaqësitë dhe dëshirat në një ëndërr të bukur që gërshetohet me kujtimet nostalgjike për një dashnor misterioz dhe me citimet sensuale të kryeveprave të letërsisë arabe. Romani përbëhet nga tetë tregime të shkurtra. Secili tregim sjell pjesë erotike nga kryevepra të letërsisë arabe. I ndaluar në mjaft vende arabe, libri arriti të depërtojë përtej mureve të censurës. Kjo na bën të kuptojmë se letërsia. edhe kur shkruhet nga një arabe, mund të thyejë edhe tabunë e seksit, në një vend ku kënaqësia truporte është herezi. Poetesha siriane, Salwa Al Neimi jeton në Paris prej shumë vitesh. Një përzgjedhje e poezive të saj, përkthyer nga vetë ajo, u botua në frëngjisht nën titullin "Vrasësit e paraardhësve të mi". Ajo gjithashtu ka shkruar një përmbledhje me tregime: "Libri i Sekreteve", si dhe një përmbledhje të përzgjedhur intervistash titulluar: "Kam marrë pjesë në mashtrim".

Të dhëna

Faqe201
ISBN9789995611927
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVladimir Gjonaj