Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie Shiko më të madhe

Dashurite e medha nuk veshin fustan nuserie

Mitsi Valaka NER0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- Këtë leksion na jep Mitsi Valaka në romanin që po ndajmë me lexuesin

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

NERAIDA
ISBN9789995644369

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ok, titulli i këtij libri është shumë tundues. Është fiks një titull ‘kurth’ për ta bërë lexuesin t’i futet me kokë këtij libri. Duke qenë se në pjesën e prapme të kopertinës, nuk ka asnjë përmbledhje, iu afrova njërës prej punonjëseve për ta pyetur rreth librit. “Libër shumë interesant”, u përgjigj ajo. S’do mend që titulli ta imponon këtë përcaktim ‘interesant’. Isha përsëri në mëdyshje. Komenti i punonjëses nuk më ndihmoi aspak. Në fund, rrezikova. E mora me vete në shtëpi. Që në faqet e para lexuesi paralajmërohet se historia e rrëfyer është nga ato ‘delikatet’, nga ato ku mundësia e pozicionimit të lexuesit-ta shohë historinë në një kah- është e madhe. Ashtu sikurse rrëfen pjesëza e shkëputur nga libri, dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar, tërthorazi lexuesi njihet me forma jo të zakonshme të të dashuruarit, dhe i kërkohet t’i respektojë dhe të shijojë romanin.

Janë historitë e dashurisë së trekëndëshit, Sofia- Dioni- Kiveli. Pas humbjes së bashkëshortit, Sofia mëson se ai kishte një lidhje jashtë martese. Ajo quhet Kiveli, avokate në profesion, diametralisht e kundërt me Sofian, por që i lidh një nyjë e rëndësishme. Angjelo, burrin të cilin ato e ndanë për disa vite- ndonëse vetëm Kiveli e dinte ekzistencën e Sofias, kjo e fundit shumë më vonë. Nga njëra anë një grua e bukur që kërkon të hakëmerret në çdo formë ndaj burrit të saj tashmë të vdekur. Nga ana tjetër një grua e fortë që kërkon në çdo skaj kujtimet e dashnorit të saj, çdo qoshe dhe hapësirë ku ai ka lënë hijen e vet. Njëra avokate e tjetra parukiere. Ja si e rrëfen Mitsi formëm që merr dashuria në dy ambjente dhe personalitete të ndryshme, si Sofia dhe Kiveli: Në parukeri për gratë që zbukurohen dashuria është një premtim, një flakë që përpiqen ta mbajnë gjallë. Dashuria këtu është e gjallë. Kurse në paditë e klientëve të Kivelit dashuria është e vdekur. Sofia përpiqet të përdorë me mjeshtëri rolin që ka më punën e saj për ta ushqyer dashurinë. Kurse Kiveli përpiqet të përdorë me mjeshtëri vdekjen e dashurisë, ajo është mjeku ligjor sipër kufomës së dashurisë. Në mjedisin e Sofias dashuria është festë. Në mjedisin e Kivelit dashuria është ndëshkim, është përcaktim dëmesh…

Të dyja gratë bëhen mikesha shumë të ngushta. Afeksion motrash. Po, po! Ato bashkëjetojnë për një kohë të gjatë duke ndarë kujtimin e një dashurie të madhe. Ndonëse në forma të ndryshme. Sofia lidhet me mikun më të mirë të Angjelos- ish burrit të saj të vdekur-, Kiveli rikthehet tek dashuria e saj e lënë gjysmë shumë vite më parë, Jorgo. U zgjata në përshkrimin e historive të këtyre dy grave, pasi ato janë një kalim i rëndësishëm për të njohur, personazhin që dominon në të shumtën e historisë, Dioni. Dioni është e bija e Sofias dhe Angjelos, si dhe Taqi djali i tyre. Për Kivelin ajo është ‘amaneti’ që i ka lënë Angjelo. Për Sofian vajza që nuk I ngjau në asnjë apekt. Ajo ka qenë një vajzë e mbyllur në vetvete e strukur poshtë në batanijen e saj për t’u fshhur nga bota, dhe nga shkëlqimi i së ëmës. Tanimë ajo është rritur, dhe përjeton një histori dashurie më Stefanon një djalë me botën e tij të sirenave, të cilën e projekton edhe në marrëdhënie me Dionin, që nga shtrati prej uji që i sillte atij oqeanin gjatë momenteve erotike,e  deri tek pikturat e Dionit përshtatur si sirenë që mbushnin muret e shtëpisë.  Lidhja e tyre merr fund. Dioni vendos të ndjekë studimet për juridik-avokati, në Strasburg. Aty shoqërohet me disa meshkuj pjesë e një grupi të quajtur ‘Papi’- festa të organizuara nga meshkuj në moshë të madhe dhe poste drejtuese që kërkojnë shoqërinë e femrave. Kalon në një dashuri të dytë, me një nga papi-t. Ai quhet Jorgo. Po, është i njëjti me dashurinë e shkuar të Kivelit, dhe këtu romani hyn në valen e një telenovele ku lexuesit e kuptojnë situatën dhe presin momentin kur personazhet do e marrin vesh.Rradhën e Jorgos e zë Stavro, një tjetër papi, për t’u rikthyer në fund tek dashuria e parë. 5 vjet më pas rigjen Stefano-n. Loja e titullit është loja e simboloit të fustanit të bardhë që kurorëzon martesën.

Fundin e romanit Dioni e mbyll kështu : Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie. Pëlqej më shumë një fustan me ngjyrë blu të thellë, si ajo e oqeanit…

 

Të dhëna

Faqe400
ISBN9789995644369
Titulli origjinalNERAIDA
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKleo Lati