Lolita Shiko më të madhe

Lolita

Vladimir Nabokov SB0002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Lolita" është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara. E bukura femrore në hapat e para dhe hera e parë përndezin pasione dhe makthe të mëdha. Prandaj përpihet vazhdimisht ky libër

Më shumë detaje

877 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789994351725

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas së cilës ai nis e lë mendtë.

Që të rrijë pranë nimfëzës së tij, Lolitës së tij të adhuruar, siç e quan, ai vendos të qëndrojë me çdo kusht në dhomën e ofruar, madje edhe martohet më vonë me të ëmën e vajzës, e cila një ditë do të zbulojë nga shënimet në ditarin e të shoqit se ai nuk është vetëm burri i saj, por edhe lakmitari i së bijës.

Ngjarjet do të precipitojnë shpejt dhe heroi ynë do ta gjejë veten një ditë të bukur njëherësh edhe njerku edhe dashnori i vajzes së re, status që do ta çojë në një spirale të tërë ngjarjesh dhe emocionesh.

Humberti do ta ndjekë përjetë Lolitën, duke e përligjur kërkimin e tij të ethshëm se: "Ishte një dashuri me shikim të parë, me shikim të fundit, me çdo shikim." "Lolita" është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit dhe një ndër librat më të lexuar në botë.

Të dhëna

Faqe358
ISBN9789994351725
Titulli origjinalSkanderbeg Books
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI dytë
PërkthyesiLili Bare