I ri Pergjithmone bashke Shiko më të madhe

Pergjithmone bashke

Catherine Bybee A-008928

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

AUTORJA BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY na sjell historinë e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë. Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon: Libri i parë: “Shtegu për tek ti” Libri i dytë: “Streha e dashurisë”

Më shumë detaje

495 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime
ISBN9789928361264

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Grejs Hadsoni, e vetmja inxhiniere femër në departament, vazhdon të ndihet e lënduar dhe e traumatizuar nga lidhja e mëparshme. Ajo vendos t’i përkushtohet karrierës dhe profesionit të saj. Por, edhe pse e zhytur në punë, një flirtim i rastësishëm, me një të panjohur, në një nga kafenetë e qytetit, nuk do të ishte keq për të.

Në pak minuta që shikimet e tyre u shkëmbyen, Grejsi arriti ta godiste zemrën e Damian Lokit, investitorit më të ri e të pashëm në qytet. I vendosur për ta çuar përpara projektin e tij dhe për ta shpëtuar kompaninë nga falimentimi, pas tërheqjes së një ndër bashkë-financuesve, Damiani dukej se nuk e kishte mendjen te dashuria. E megjithatë, ai do të çuditet kur të zbulojë se gjatë takimit me bordin e Zyrës së Urbanistikës, një projekt i përbashkët do të kryqëzojë jetën e tij me atë Grejsit.

Fisnikëria dhe sharmi i Damianit ishin vështirë të mos viheshin re, madje edhe për zemrën e lënduar të Grejsit. Por kur përballet me akuza për mitmarrje, e gjithë bota e saj u kthye përmbys. Më keq akoma, diçka më shumë se sa profesioni i saj tanimë ishin në fije të perit.

Mes karrierës së tronditur dhe jetës në rrezik, Grejsi kthen sytë nga Damiani. Por, a do të rrezikojë ajo deri në atë pikë sa ta hedhë edhe dashurinë e saj në zjarr?

Të dhëna

Faqe348
ISBN9789928361264
RedaktoriArta Sinamati
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEni Lasku
RomanRomancë&Pasion