E vetmja rruge Shiko më të madhe

E vetmja rruge

Aziz Nesin BOT0120

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Romani E vetmja rrugë i Azis Nesinit, ashtu si dhe shumë libra të tjerë të tij, të jep një ngjashmëri me realitetin tonë. Libri në fjalë të duket sikur je brenda psikologjisë sonë dhe ajo që gjen shpesh në librat e tij, pavarësisht kohës kur është shkruar, të duket sikur ngjarjet janë të momentit në të cilin ti jeton dhe personazhet që ai përshkruan të japin dimensionet e atyre personave që takon çdo ditë në rrugë, në punë, në jetë apo në pllakate e slogane elektorale që të dalin çdo ditë para.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9879995611668

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E vetmja rrugë, që si shumë të tjera të kësaj natyre dallohet për humorin e këndshëm dhe nervin impulsiv në demaskimin e veseve si mashtrimi, vjedhja, keqbërja etj., duke ndërthurur tregimin në vetën e tretë për personazhin qendror të librit me ndërhyrjet në vetën e parë të autorit, të cilat nga mënyra si janë shkruar dhe mesazhet që japin duken si një e përbashkët. Që në fillim të librit, duke të njohur me personazhin e vet me emrin Pazhazade, që autori jo pa qëllim i bën dhe një zbërthim të emrit të tij (d.m.th bir pashai), ai shkruan: Smund të them që tipi që përshkruaj është i njëjti person. Madje do të thosha që sështë ai. Por Pazhazade që njoha ishte burim frymëzimi që të përshkruaj në librin tim këtë keqbërës. Dhe duke dashur të jap diçka nga mënyra e konceptimit të personazhit të vet, ai përshkruan fizionominë e personazhit, që ishte një rrëfimtar i zoti, që historitë që rrëfente i paraqiste si të tijat, që i përsëriste shpesh dhe përsëritjet e shpeshta kishin sjellë si rezultat që edhe ai vetë ti besonte ato që rrëfente.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe304
ISBN9879995611668
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKaterina Dhima