Makbethi - hard cover Shiko më të madhe

Vetëm online

Makbethi - hard cover

William Shakespeare BO0165

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Makbethi është një ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet në Skoci gjatë shekullit XI.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me ngjarje që kanë ndodhur atë vit. Gjithashtu, shumë besojnë se u krijuar për t’u interpretuar përpara mbretit Xhejms l, i cili kishte interes të madh për magjinë. Ka mundësi që pjesa të ketë qenë një nga zbavitjet e oborrit për mbretin Kristian lV të Danimarkës gjatë vizitës së tij në Londër në vitin 1606.

Për më tepër, studiuesit sugjerojnë që Shekspiri mund ta ketë shkruar Makbethin për të përlëvduar paraardhësit e mbretit Xhejms duke e krahasuar atë përmes Bankos historik me mbretin e parë skocez, Keneth MacAlpin. Burimi kryesor letrar për Makbethin është libri “Kronika të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës” (1577) e Rafael Holinshedit. Sidoqoftë, Shekspiri nuk i qëndroi shumë besnik këtij burimi duke përshtatur ngjarje të ndryshme historike për të rritur efektin dramatik të tragjedisë së tij.

 

Të dhëna

Faqe136
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFan. S. Noli