Si-do-re-la Shiko më të madhe

Si-do-re-la

Fatos Kongoli TO0249

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994317684

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti. Por janë alergji të tjera që e kanë atë në një individ krejt të padëshirueshëm për eprorët.

Largimi nga detyra i Ardit përkon më dy ngjarje: pas një koh të gjatë, ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë. Pothuaj njëkohësisht, në dhomën e një hotëli, gjendet i vrarë me një plumg në kokë një person, ish - koleg dhe shefi i tij në ministri.

Midis këtyre ngjarjeve, Kongoli na ofron mjeshtërisht një kronikë të trazuar dilemash ekzistenciale të protagonistit. Të dashurive të tij, për t'i ikur një bote cinike, ku krimi nuk ngurron të godasë pa u ndëshkuar. Një pamje të krizës së sotme morale të shoqërisë shqiptare, në fillin e një humori të hidhur nga kreu në fund.

Pjesë nga libri:

Motivi si-do-re-la u ngrit brenda meje tek rrinim ulur në një tryezë në lokalin e aeroportit, duke pirë kafe, në pritje të trenit të tim eti. Shkak u bë kalimi aty pranë nesh i një gruaje, që me një dorë tërhiqte një valixhe të kuqe, me dorën tjetër një vajzë.

Munda të kapja kalimthi një fragment profili të saj. Pak më shtatlartë se mesatarja, me një T - shërt ngjyrë blu, pantallona të lehta verore prej linoje, të bardha, këpucë atlete po të bardha, ajo shkoi tutje, drejt pikave Check - in, la prapa një aromë parfumi dhe mua m'u zu fryma. U thashë prindërve të ngriheshim.

Ngutja ime për të ndjekur hullinë e parfumit të asaj gruaje në ato rrethana, ka qenë një yshtje mistike. Edhe pse ajo rastisi të ishte Sidorela, asgjë nuk e përligjte ngutjen time për ta takuar, përveç ndoshta motivit simfonik të mbetur brenda meje... kishim qenë në të njëjtën klasë, gjatë pothuajs tre viteve të para të gjimnazit, te "Qemal Stafa". Disa e thërrisnin shkurt Dora, disa Ela, të tjerë, për ta tallur, Sida.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe320
ISBN9789994317684
Titulli origjinalToena
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri