Mëndafshi francez Shiko më të madhe

Mëndafshi francez

Sandra Brown BD0095

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Faqet e librit janë të mbushura me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë. Si vetë qyteti i New Orleans, edhe Claire Laurent është një bukuri të gjallë me një bukuri të pakapshme. Themeluese e French Silk, një kompani e famshme, ajo ka luftuar shumë për ta bërë atë të suksesshme në të gjithë botën. Pastaj një shoumen evangjelist sulmon veshjet e saj erotike të gjumit të French Silk. Dhe kur vritet drejtuesi i TV, Claire bëhet e dyshuara kryesore. Prokurori i distriktit Robert Cassidy di Claire është duke e dënuar veten me gënjeshtra pas gënjeshtrassh rreth vrasjes, edhe pse ai ndjen tërheqjen e saj brenda botës së tij, brenda shpirtit të tij. Por as Cassidy, e as protestat e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Claire derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët616
ISBN9789994333003

1 100 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Si vetë qyteti i Nju-Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj, “Mëndafshin francez”, që prodhon të brendshme grash, në një sukses të përbotshëm. Por një ditë një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse.

Ndihmësprokurori i qarkut, Robert Kesidi, e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën, derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse, të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr.

Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë… qindra faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë.

 

Komente mbi autoren

"Brown e ka përsosur stilin e të shkruarit dhe ka bërë një hap përpara. "Mëndafshi francez", romani i saj më i ri, ndërthur dashurinë e intrigën dhe ka një subjekt të shtjelluar bukur. Nëse ju pëlqen të lexoni La Vyrte, Spencer e Danielle Steel, merrni "Mëndafshi francez". Nuk do të zhgënjeheni."

Cleveland Plain Dealer

"Mënyrë mjeshtërore të shkruari dhe ndërthurje e shkathët e ngjarjeve... Sandra Brown jep një provë të nivelit të lartë."

Associated Press

"Skena joshëse më e nxehtë? Çmimi i takon Mëndafshit francez."

New York Times Book Review

"Admiruesit e librave "Fryma e skandalit" dhe "Teksasi" do të magjepsen me atmosferën e Vieux Caue – s, si dhe me lidhjen e Klarës me një burrë që nuk vendos dot nëse dëshiron ta puthë apo ta ndjekë penalisht."

Atlanta Jounal & Constitution

"Romani më i fundit, shumë interesant i Brown – it dëshmon sërish për mjeshtërinë e saj në zhanrin e emocioneve romantike. Romani është ndërtuar mjeshtërisht e me ritëm dhe ndërthur këndshëm rrezikun me seksin që të bën ta lexosh me një frymë deri në fund."

Publishers Weekly

"Kjo histori e shtjelluar me ritëm shumë të lartë e mban në ankth lexuesin deri në faqen e fundit."

Library Journal

"Ky roman është një nga ata që nuk mund ta lësh mënjanë." Salisbury Post "Brown është një tregimtare e përkryer... Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme."

Newport News Daily Press

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët616
ISBN9789994333003
Titulli origjinalDUDAJ
V. Bot2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaqo Trajçe