Tre divorcet e zotit Viktor N. Shiko më të madhe

Tre divorcet e zotit Viktor N.

Rudolf Marku UE0055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me një narracion linear dhe shpesh me një thjeshtësi penetruese, autori Rudolf Marku ndjek e analizon fatin e intelektualit shqiptar Viktor, në imigracion, por ky intelektual mund të ishte fare mirë, çek, rumun, gjermano-lindor

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928190642

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tre divorcet e Zotit Viktor N janë në fakt më shumë se tre, por autori përzgjedh të nënvizojë tre prej tyre të cilat hyjnë në kategorinë e ndarjeve të mëdha: ai me martesën, më shumë se me gruan, i dyti me atdheun dhe i treti me dashurinë. Këta dy të fundit janë njëkohësisht që të dy edhe ndarje me të shkuarën. Kështu romani Tre divorcet e Zotit Viktor N., mund të ishte fare mirë edhe Divorcet e Zotit Viktor Trajtimi i divorcit të mirëfilltë me gruan, është zhvilluar më shumë në një divorc me martesën si institucion në përgjithësi. Prishja e martesës është trajtuar me një qasje shumë moderne dhe e tejkalon ndarjen me një grua, (gruan e tij) por është një mënyrë për tu distancuar nga martesa jo vetëm me këtë grua, por me çdo grua. Kjo është një teme e trajtuar pak apo sipërfaqshëm në letrat shqipe. Autori, e çfetishizon këtë institucion fuqiplotë mes shqiptarëve ku ende edhe sot në një mase të konsiderueshme divorci konsiderohet tabu. Divorci me vendin e tij është edhe më i dhimbshëm dhe rëndon më shumë se i pari, sepse ka vetëm një Atdhe! Ai nis me përsëritjen e stilit të pas çlirimit me vrasje politike dhe manipulime të mëdha, në lëvizjen e viteve 90- të: «Kishin filluar vrasjet e kundërshtarëve politikë, () jo të atyre që flisnin të autorizuar kundër regjimit, () por të atyre të vërtetëve, të atyre që e kishin megjithë mend, ()» Autori si dëshmitar okular dhe pjesëmarrës i lëvizjes për përmbysjen e totalitarizmit ka një kthjelltësi dhe analizë prej eksperti për këtë përmbysje. Ai konfirmon një mesazh të artikuluar rrallë në analizën e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, atë të manipulimit të madh që parapriu tranzicionin e gjatë shqiptar, të 25 vjetëve. Atë të kompromiseve nga më të ndryshmet, të leshimeve e pastaj të shkeljeve që duket të jenë në bazë të atij që shumë analistë dhe ekspertë shqiptarë e të huaj e quajnë një sistem hibrid, po ende jo një demokraci të mirëfilltë të stilit perëndimor. Ky divorc i Viktorit me atdheun thellohet me ekzekutimet publike, që vazhdojnë, kësaj here në stilin e kanunit, por në pamundësi për të vrarë fizikisht, vrasin moralisht përmes shpifjesh. Rudolf Marku, gjithë duke folur figurshëm dhe duke përdorur një leksik të zgjedhur ngelet megjithatë tejet ekzakt tek flet për të «përzënët e përjetshëm. Madje të duartrokitur për arratisjen e tyre» apo kur bën aluzion duke iu referuar «vorbullës së ujit që vërtitet në një rreth shkatërimtar, duke krijuar iluzionin e lëvizjes»bien të flenë në kohën kur banorët e Londrës sapo zgjohen. Të dy, ai dhe Eva, jetonin prej kohësh në dy realitete të ndryshme kohore. Por të bashkuar nga një kohë që kishte qenë njëherë e një kohë, e tani nuk ishte më. Një kohë e shkuar që përpiqet të krijojë një të tanishme... E dërgon e mailin dhe ndjehet i lehtësuar. Këtë radhë nuk provon atë pasigurinë që pat ndjerë kur kishte dërguar mesazhin e parë. Fantazma e së shkuarës po bëhej përherë e më tepër e vërtetë, reale, prekëse...

Të dhëna

Faqe144
ISBN9789928190642
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë